Shtatë njerëz të arrestuar në Egjipt pasi valëvitën flamurin shumëngjyrësh në koncert

Burimi: Pink newsBurimi: Pink news

 

Shtatë njerëz janë arrestuar në Egjipt pasi autoritetet i kanë akuzuar se promovojnë homoseksualitetin duke valëvitur gjatë një koncerti flamurin shumëngjyrësh simbolik për këtë komunitet. Arrestimi ka ndodhur gjatë koncertit të bandës muzikore rok Mashrou Leila në Kajro, Egjipt.

Vokalisti i bandës muzikore është gej, i vetëshpallur publikisht si i tillë, ndaj disa njerëz në turmën e dëgjuesve valëvitën flamurin. Kjo u shoqërua me arrestimin e shumë persona nën akuzën e nxitjes së imoralitetit duke valëvitur flamurin.

Homoseksualiteti nuk ndalohet nga ligji në vend, gjithsesi shoqëria konservatore e trajton atë ende si tabu. Banda muzikore po performonte në festivalin e Kajros dhe kishin marrë të gjitha lejet për të performuar.

Reza Ragab, një prej deputetëve egjiptian u shpreh ”Ne jemi kundra artit të gejve, përbën art të imoralshëm”.

Momentalisht 15 njerëz do ndjekin procesin gjyqësor në Egjipt, nën akuzën e akteve të imoralshme. Të akuzuarit do ti nënshtrohen dhe një ekzaminimi mjekësor për të mbledhur informacion nëse kanë kryer raporte seksuale anale.

Ata do të përballen me akuzën se kanë abuzuar dhe cënuar mësimet fetare dhe moralin publik. Arrestimet janë pjesë e një ”mësymje’’ mbi personat LGBT+ në Egjipt, ku të qenurit gej nuk është ilegale por në të njëjtën kohë devijanca seksuale dënohet me ligj.

Organizatat për të drejtat njerëzore i kanë dënuar zhvillimet e fundit në Egjipt duke i cilësuar si abuzime dhe shkelje të të drejtave njerëzore.

‘’Nëse kanë qenë duke valëvitur një flamur, duke biseduar në aplikacione flirtimi apo situata të tjera, këto viktima të arrestuar padrejtësisht duhet të lirohen menjëherë..’’ shprehet Sarah Leah Whitson, përfaqësuese e Lindjes së Mesme dhe Afrikës veriore për organizatën Human Rights Watch.

Kjo na sjell mbrapa në kohë kur në vitin 2001 një rast kontrovers solli arrestimin e 52 personave për të njëjtat motive në një festë me varkë përgjatë lumit Nil. Gjyqi që pasoi çështjen mori vëmendjen globale. Gjysma e të akuzuarve morën dënimin me disa vite heqje lirie, një vendim ky i kritikuar ashpër nga grupet e punës për të drejtat njerëzore./k.m/

Burimi: Pink News

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest