”Buddy walk Tirana” një marshim në mbështetje të personave me Sindromën Down

IMG_0244

 

Në kuadër të Tetorit si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down u zhvillua një ecje sensibilizuese  me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave të personave me sindromën down në mënyrë që të gëzojnë një jetë më gjithëpërfshirëse.

Ecja u zhvillua ditën e diel nga Materniteti ”Mbreteresha Geraldine” deri në qendrën tregtare Toptani. Nën sloganin ”Eja të kesh një shok për kokë, përkrah teje !‘’ ky aktivitet synon të ngrejë zë për nevojat që këta individë ndeshin në realitetin e tyre të përditshëm.

Pankarta që shoqëruan ecjen ndërgjegjësuese mbanin mesazhe si: ‘’Në shkollë unë kam të drejtë të kem mësues ndihmës, kështu thotë ligji’’, ‘’Është e drejta e shokut tim të edukohet dhe të mësojë në një sistem arsimor gjithëpërfshirës, bashkë me moshatarët e tij’’ etj.

Kjo inisiativë e ka zanafillën në vitin 1995 kur u organizua për herë të parë nga Shoqata Kombëtare Amerikane e Sindromës Down. /k.m/

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest