Ja cfarë mendonte themeluesi i revistës ‘’Playboy’’ për të drejtat e gejve

Foto nga revista ''Playboy''Foto nga revista ''Playboy''

 

Hugh Hefner, themeluesi i revistës ‘’Playboy’’, vdiq në moshën 91 vjecare dhe u kosiderua gjatë jetës së tij si ikonë e heteroseksualitetit.

Në revistën e tij nuk publikoheshin vetëm foto intime të grave e vajzave por edhe histori të tjera nga shkimtarë të zhanrit fantastiko-schkencor. Një prej këtyre historive ishte dhe ajo e publikuar në vitin 1955 ‘’The crooked Man’’ nga Charles Beamount në të cilën në një shoqëri distopike heteroseksualët persekutohen nga një shoqëri e dominuar prej homoseksualësh.

Publikimi i kësaj historie sigurisht që ngjalli debate të forta, por Hefner u përgjigj: ”Nëse është gabim të persekutosh heteroseksualët në një shoqëri homoseksuale atëhere dhe e anasjellta duhet të jetë gabim’’.

Si qejfli festash, në vitet 60’ Hefner nisi ta cilësonte veten si biseksual dhe eksperimentues në seks duke shtuar ‘’Pa diskutim dashuria e manifestuar  ndryshe është ajo që i duhet më shumë kësaj bote’’.

Në 2012 vetë Hefner shkroi një editorial në numrin e shtatorit të revistës ‘’Playboy’’ duke theksuar mbështetjen e tij për martesat brenda së njëjtës gjini.

‘’Lufta për të drejtat e gejve është një luftë për të gjitha të drejtat, parimisht…sot nëse këto të drejta sulmohen vazhdimisht atëhere legjislacioni do të udhëhiqet nga njerëz që e ushtrojnë diskriminimin justifikuar si liri fetare’’. /k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest