Mundësi punësimi për specialist: Psikolog dhe Mjek

logo

Pozicioni: Psikolog/e, Mjek/e

Afati i aplikimit: 13 Tetor 2017

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizata në mbrojtje të komunitetit LGBTI, kërkojnë  të punësojnë dy specialist – një psikolog dhe një mjek për linjën e këshillimit online SOS-LGBT, për personat LGBTI, familjarët apo miqtë e tyre.

Rreth SOS-LGBT:

SOS-LGBT synon të lançojë linjën e parë këshilluese për personat LGBTI në Shqipëri, familjarët dhe miqtë e tyrë në lidhje me çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, bullizmit, ‘coming out’ dhe shumë shqetësime të tjera nëpërmjet bisedave (chat) private apo forumeve të hapura. SOS-LGBT do të shërbejë gjithashtu si një burim edukimi dhe ndërgjegjësimi online.

 

Pozicioni: Specialist (Psikolog/e)

Detyrat:

  • Ofron shërbim këshillimor psikologjik për personat LGBTI dhe familjarët e tyre nëpërmjet “online chat”
  • Komunikon dhe këshillon personat nëpërmjet platformave “Pyet” dhe “Forum”
  • Bën vlerësime periodike të rasteve
  • Bashkëpunon me organizatat për referimin tek specialistë të tjerë në bazë të nevojave të personave

Kualifikimet kryesore:

  • Të këtë përfunduar arsimin e lartë në degën Psikologji
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe ndërmjetësim
  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 vite, preferohet përvojë me grupe të margjinalizuara
  • Të njohë komunitetin LGBTI si dhe kuadrin ligjor për orientimin seksual dhe identitetin gjinor
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup

 

Pozicioni: Specialist (Mjek/e)

Detyrat:

  • Ofron shërbim këshillimor mjekësor (të përgjithshëm) për personat LGBTI dhe familjarët e tyre nëpërmjet “online chat”
  • Komunikon dhe këshillon personat nëpërmjet platformave “Pyet” dhe “Forum”
  • Bën vlerësime periodike të rasteve
  • Bashkëpunon me organizatat për referimin tek specialistë të tjerë në bazë të nevojave të personave

Kualifikimet kryesore:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme.
  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 vite, preferohet përvojë me grupe në nevojë
  • Të njohë mirë problematikat shëndetësore me të cilat përballen personat LGBTI
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup

*Personat duhet të jenë të gatshëm të kryejnë shërbimin pranë ambjenteve të organizatave, në Tiranë.

Të interesuarit të dërgojnë:

  • CV
  • Letër Motivimi
  • Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm

Aplikimet mund të dërgohen brenda datës 13 Tetor 2017, në adresën: soslgbtalbania@gmail.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest