A duhet ta parandalojmë tregtimin e robotëve të seksit përpara se të jetë vonë ?

Foto: The GuardianFoto: The Guardian

 

Robotët e seksit do të hidhen së shpejti në treg, por si do të jetë impakti i tyre social ? Pozitiv apo negativ?

Gazetarë nga New York Times kanë shkruar rreth impaktit negativ që këta robot të seksit mund të kenë mbi shoqërinë. Komentet janë drejtuar ndaj robotit ”Frigid Farrah”, një robot i programuar për të përballuar akte të ndryshme seksuale. Kjo është gjykuar nga psikologë dhe analistë si stimulim i akteve të përdhunimit nga burrat që do ti përdorin këto robot.

Aktivistë për të drejtat e grave janë bashkuar e po lobojnë kundër Roxxxy, roboti i parë interaktiv i seksit. Themeluesja e projektit Seksizmi i përditshëm/ Everyday sexism, e ka përshkruar robotin si ‘’roboti i seksit që mund ta përdhunosh për 9.95 dollarë’’.

”Sofistikimi i teknologjisë tek Roxxxy tregon sa e zhvilluar po bëhet fusha e teknologjisë, por për njerëzimin përbën një regres” shprehet aktivistja Kate Parker.

Çështja me robotët e seksit në përgjithësi qëndron tek ekzistenca e tyre dhe mënyra se si do ta influencojë interaktivitetin midis qenieve njerëzore. Robotët e seksit ndryshojnë prej kukullave apo lodrave të seksit pasi përmbajnë Inteligjencën Artificiale. Më shumë se vetëm një mekanizëm që programohet për të stimuluar orgazmën, një robot seksi dizenjohet për të zëvendësuar partnerin human: një vibrator nuk qesh për shakatë që ti bën, kurse roboti në fjalë nëpërmjet inteligjencës artificiale do ta mundësojë në të ardhmen.

Nëse burrat që do të blejnë e përdorin robotët e seksit do të mësohen me idenë e raportit seksual me një partner artificialo-sintetik që janë të programuar të përmbushin çdo dëshirë e nevojë seksuale të ‘’konsumatorëve’’, si do të arrijnë këta burra të sillen me gratë që kanë nevojat e specifikat e tyre ? Nëse do të mësohesh me idenë e të pasurit një partner që kryen raporte seksuale me ty kudoherë që dëshirohet, si do të konstruktohen raportet midis njerëzve të gjallë ku mospajtimi nga ana e grave mund të jetë më se normal?

Robotët e seksit parimisht janë prodhuar për të përmbushur dëshirat seksuale të konsumatorëve. A quhet i shëndetshëm një raport seksual nëse bazohet vetëm tek kënaqësia e njërës palë? A mundet seksi me robotin të cilësohet konsensual? Kjo tregon perceptimin për seksin që mund të lindi e të normalizohet nëse ne i hedhim në treg partnerët artifical, dhe duket se kërkesa për ta është goxha e lartë.

Mbase pyetja më e rëndësishme për të ngritur është se pse ka lindur me emergjencë një treg për robotët e seksit. Pse disa individë janë të etur për ekzistencën e një ‘’partneri seksual’’ pa autonomi? Derisa ta marrim përgjigjen për të duhet të përgatitemi për zhvillimin e pashmangshëm të robotëve të seksit./k.m/

Më poshtë mund të shikoni reportazhin mbi robotin e seksit Roxxxy:

Burimi: The Guardian

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest