RTSH nis transmetimin për 5 minoritete

Untitled

Radio Televizioni Shqiptar për herë të parë nis transmetimin në 5 gjuhë të ndryshme për 5 pakica kombëtare në vend. Prej muajsh RTSH transmeton edicione informative për pakicat greke dhe serbe, por nga 25 shtatori ka nisur t’i kushtohet hapësirë dhe tre minoriteteve të tjera.

“Më 25 shtator nismës i bashkohen edhe tre minoritete të tjera, përkatësisht minoriteti vlleh, rom dhe maqedonas”, tha Yllka Gjikopulli drejtuese e RTSH 2.

Çdo minoritetet do të ketë një hapësirë të dedikuar në këtë televizion ku do të transmetohen edicionet e lajmeve në secilën gjuhë.

“Ne si media synojmë ta kthejmë këtë hapësire televizive në shërbim të minoriteteve, që ata të kenë në dispozicion jë vetëm transmetimin e lajmeve në gjuhët e tyre, por duke e çuar atë përpara me krijimin e emisioneve posaçërisht për minoriteteve” shtoi Yllka Gjikopulli.

RTSH 2 ka publikuar oraret e programacionit për minoritetet:

Programacnioni nis në orën 17 me minoritetin maqedonas do të transmetohet edicionin informativ dhe programe të dedikuara për të vijuar më pas në orën 17 e 30 me minoritetin rom, në orën 18 e 30 lajmet në gjuhën greke, në orën 19 lajmet në gjuhen serbe dhe në orën 19 e 30 një programacioni kushtuar minoritetit vlleh.‎

Video e plotë RTSH2:

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest