Krimet e urrejtjes po shtohen në disa prej qyeteteve më të mëdha në SHBA

Foto nga SPENCER PLATTFoto nga SPENCER PLATT

 

Për të parën herë përgjatë kësaj dekade numri i krimeve të urrejtjes në SHBA u shtuan gjatë dy viteve të fundit. Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se numri i krimeve të urrejtjes të raportuar është shtuar vrullshëm në 2016 në pesë prej qyteteve më të mëdha në SHBA.

Studimi flet për një rritje të numrit të krimeve të këtij lloji përgjatë zgjedhjeve elektorale por viti 2017 ishte befasues me shifrat alarmante. Metropolet më të mëdha si Chicago, New York, Los Angelos, Philadelphia dhe Houston kanë rritje të numrit të krimeve të urrejtjes të raportuar.

Në Washington numri i krimeve të urrejtjes të raportuar u rrit me 62% krahasimisht me vitin e kaluar.

Krimet e raportuara përfshijë diskriminim me bazë racën, besimin fetar, orientimin seksual e identitetin gjinor, invaliditetin dhe nacionalitetin. Një diskriminim i theksuar shihet drejt disa target grupeve si besimtarë myslimanë dhe transgjinorëve, si edhe përhapjen e të ashtuquajturit ‘’nacionalizëm i bardhë’’.

Përgjatë vitit 2016 janë raportuar rreth 6.245 krime të urrejtjes.  Një tjetër studim vlerëson se rreth 250.000 krime të urrejtjes ndodhin në Amerikë çdo vit por vetëm një numër minimalist i tyre raportohet tek autoritetet policore./k.m/

Burimi: Vice News

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest