Elbasan – Tregtarët ambulantë kërkojnë zgjidhje pas ultimatumit të bashkisë për tu larguar

zxasdf

Rreth 100 tregtarë ambulantë protestuan sot përpara Bashkisë Elbasan. Protesta erdhi pas një aksioni të bashkisë për largimin e tregtarëve me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonën e quajtur “Sporti i Vjetër”.

Tregtarët kanë pranuar ta lirojnë hapësirën, por kërkojnë të sistemohen në një ambient tjetër për të ushtruar aktivitetin e tyre.

“Ne duam të jetojmë, ne me forcat tona po punojmë. Ne kemi vite që po punojmë aty, 20 vjet kemi që punojmë aty. Ne nuk kemi as asistencë, as përkrahje, as të ardhura as ndihmë ekonomike Ku do na çojnë?”, tha njëri prej tregtarëve për Ora News.

Kreu i policisë bashkiake Dritan Ekmeçiku tha se të gjithë tregtarët që zaptojnë hapësirat publike do të largohen, ndërsa tregtarët ambulantë duhet të sistemohen në tregjet përkatëse.

Por një prej tregtareve tha gjatë protestës se në këto tregje nuk ka hapësira: “Na thonë shkoni tek tregu tek parku, atje nuk ka vend se nuk na e liron njeri sepse gjithsekush ka zënë vendin e vet”

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej dy javësh në qytetin e Elbasanit, duke mos ofruar një zgjidhje të përshtatshme për tregtarët ambulantë që e ushtrojnë këtë aktivitet prej vitesh.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest