Prezantohet faqja e parë online për Gjuhën e Shenjave Shqipe

gjuha e shenjave

Gjatë Javës Ndërkombëtare për Personat që nuk Dëgjojnë (18-24 shtator), u prezantua për herë të parë faqja e internetit për Gjuhën e Shenjave Shqipe. www.gjshsh.al përmban fjalor të gjuhës së shenjave shqipe, informacione për gjuhën dhe gramatikën e saj. Faqja është e hapur për të gjithë personat që dëgjojnë dhe nuk dëgjojnë.

Gjuha e shenjave në Shqipëri është njohur zyrtarisht në vitin 2014 me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 837, datë 03.12.2014. Sipas ANAD në Shqipëri ka 5300 persona që nuk dëgjojnë por rreth 68% e tyre nuk e dinë gjuhën e shenjave shqip për shkak të mungesës së kontaktit gjuhësor.

Në faqe shpjegohet se mes praktikave kulturore të komuniteteve të ndryshme të njerëzve që nuk dëgjojnë ka dallime, por disa praktika janë tipike për shumë bashkësi njerëzish që nuk dëgjojnë dhe kjo i bashkon ata në të gjithë botën.

Të gjitha punët shpjeguese të fjalorit dhe alfabetit në faqe, janë bërë në bashkëpunim me vet komunitetin shqiptar të personave që nuk dëgjojnë.

Gjshsh.al është krijuar ga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD) me mbështetjen e Finnish Association of the Deaf, Disability Partnership Finland dhe Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze. /m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest