Mijëra protestues marshuan në Brazil kundër legalizmit të terapisë për personat gej (gay cure)

Foto nga NELSON ALMEIDAFoto nga NELSON ALMEIDA

 

Gjykata e ‘’riktheu’’ në jetë të ashtuquajturën kurë të homoseksualitetit, e cila kishte qëndruar për 18 vite e shfuqizuar nga ligji. Me mijëra njerëz marshuan në rrugët e San Paolos për të protestuar legalizimin e kësaj terapie në Brazil.

Carlos Daniel, organizator i demonstratës u shpreh se ata shpresuan se përmasa e demonstratës do të ndihmonte që njerëzit të kuptonin sa i gabuar është ky vendim.

Ai u shpreh më tej se ky vendim do të krijojë një stereotip negativ rreth komunitetit LGBTQ+ dhe do të rrisi rrezikun dhe bullizmin ndaj komunitetit.

‘’Këto perceptime janë ato që motivojnë shumë njerëz të tjerë për të na vrarë ne në Brazil çdo ditë. Persona të komunitetit po trajtohen si objekte dhe sjellja është çnjerëzore’’ shprehet Daniel.

Protestuesit brohoritën ‘homoseksualiteti nuk është sëmundje’’.Gjatë marshimit në sfond u vendosën këngë nga ikona për promovimin e të drejtave LGBT si Lady Gaga, Cher etj.

Gjyqtari federal Waldemarde Carvalho e ri-legalizoi terapinë ndaj homoseksualitetit, e cili u shfuqizua në 1999 nga departamenti i Psikologjisë. Gjykatësi u shpreh se të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë rreth seksualitetit të tyre nuk duhet të privohen për të kërkuar ndihmë.

Ai sqaroi më tej se nuk e beson që homoseksualiteti përbën sëmundje por hezitoi ta cilësonte këtë terapi si praktikë të gabuar.

David Miranda, një prej politikanëve të vetëm në vend që ka dalur hapur si gej shtoi se vendimi përbën një regres kur e krahason me hapat progresivë që ka hedhur komuniteti LGBT përgjatë dekadave të fundit’’.

’Si shumë shtete të tjera edhe Brazili po vuan nga vala konservatore që ka e kapluar ‘’, shprehet politikani gej./k.m/

Burimi: Pink News

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest