AP: Tre shkelje ligjore në aksionin për prishjen e banesave në Shkozë

21557757_174821943086301_739194010465563391_n

Prej dy ditësh ka filluar aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e banesave në zonën e Shkozës dhe në vetëm dy ditë janë shembur mbi 10 objekte. Banorët pretendojnë se mes 153 banesave që preken nga projekti për rehabilitimin e lumit të Lanës, një pjesë janë të ndërtuara përpara viteve ’90 e të tjera kanë mbetur prej kohësh në proces legalizimi.

Shkeljet e ligjit në aksionin e IKMT në Shkozë:

  • Edhe institucioni i Avokatit të Popullit (AP) ka monitoruar procesin gjatë këtyre ditëve. Në deklaratën e nxjërrë nga AP thuhet se gjatë prishjes së disa banesave nga IKMT, nuk janë respektuar afatet e parashikuara nga ligji nr. 9780, “Për inspektimin e territorit dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.
  • Gjithashtu nga kontakti me disa banorë të Shkozës, AP thotë se ata pretendojnë që pavarësisht se Vendimi “Për prishjen e objektit të kundërligjshem” mban datën 15.09.2015, banorëve iu është komunikuar vetëm në datë 19.09.2017  dhe se po në të njejtnë datë ka filluar edhe ekzekutimi për prishjen e banesës së tyre.
  • “Mosrespektimi i afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përbën shkelje të një procesi të rregullt ligjor, pasi ndër të tjera u mohohet shtetasve e drejta e ankimit. Po kështu zbatimi i Vendimeve për prishjen e objekteve të kundraligjshëm, pa respektuar afatet ligjore, sjell dëm material ndaj shtetasve, gjë e cila në aspektin civil, përbën dëm jashtëkontraktor”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Ky projekt prej kohësh ka hasur kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët thonë se gjatë fushatës elektorale u është premtuar legalizim i banesave, që do të thotë dëmshpërblim i tyre në rast prishje. Ndërkohë zgjidhja që ofrohet nga Bashkia Tiranë është ofrimi i bonuseve për skemën e kredive të buta ose përfshirja në programin e banesave sociale.

/m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest