Konferenca Ndërkombëtare në Beograd kundër Krimeve dhe Gjuhës së Urrejtjes

Foto: TwitterFoto: Twitter

 

Në kuadër të javës kundër homofobisë dhe para se të zhvillohej Parada e Krenarisë, në Beograd u mbajt një Konferencë Ndërkombëtare me tematikë Gjuha dhe Krimet e Urrejtjes.

Konferenca kishte në qendër të diskutimeve përmirësimin në implementimin e legjislacionit lidhur me krimet e urrejtjes si edhe gjuhës së urrejtjes. Këto dy koncepte u diskutuan në planin teorik si edhe nga perspektiva e aktivistëve, gazetarëve për të drejtat njerëzore që ndeshen me këtë fenomen në përditshmërinë e punës së tyre.

Konferenca u hap nga ish-përfaqësuesja e lirisë së medieve për OSBE, Dunja Mijatovic: “Dhuna nis nga fjalët dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor e njeh shumë mirë këtë situatë… Dhuna kundrejt minoriteteve nis me gjuhën e urrejtjes”.

Goran Miletic, drejtor programi për Ballkanin Perëndimor pranë CRDu shpreh se ndeshet shpesh një keqkuptim i konceptit “krime të urrejtjes” në gjykata dhe se aksesi në drejtësi mbetet një problem i madh. Miletic solli si shembull të gjuhës  së urrejtjes ndaj komunitetit LGBT, rastin e një grafiti në fasadën e një ndërtese pranë banesës së tij. Ai tha se grafiti qëndron aty që prej vitit 2009 dhe askush nga institucionet nuk ka marrë iniciativën ta fshijë apo të investigojë se kush e ka bërë.

Një tjetër panelist i ftuar në konferencë, Jules Teoh, hartues strategjish për advokim të të drejtave të komunitetit LGBT nga ILGA Europe, u shpreh se ndeshen dy realitete: realiteti i ligjeve dhe strategjive të hartuara me realitetin e jetuar, ku ka ndryshim. Teoh ndau edhe rezultatet e studimeve në shtete të ndryshme për krimet e urrejtjes ndaj personave LGBTI dhe raportimit të tyre:

  • Serbi: 23% e personave LGBTI të pyetur dëshmuan se janë viktimë e krimit të urrejtjes,
  • Spanjë: 40% e krimeve të urrejtjes të raportuar (rreth 500 incidente) midis Majit të 2014 dhe Prillit të 2015 janë të lidhura me orientimin seksual.
  • Britaninë e Madhe: 21 % e personave LGBTI (41% persona trans)  janë viktima të krimeve homofobike pas Brexit (Stonewall 2017),
  • 4/5 e këtyre rasteve mbeten të pa raportuara në autoritete.  

Konferenca Gjuha dhe Krimet e Urrejtjes u zhvillua nga organizatat Civil Rights Defenders dhe Belgrade Pride Parade. Në të morën pjesë ekspertë ndërkombëtare dhe vendas, aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT si edhe vetë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić.

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest