14 vjeçarja kërcënohet me vdekje pasi mbështeti martesat gej

Foto: TwitterFoto: Twitter

 

Një 14 vjeçare u ‘’bombardua’’ me kërcënime me jetë pasi ajo shprehu mbështetjen e saj për martesat brenda së njëjtës gjini. Adoleshentja shkroi në një postim në rrjetin social Facebook se i mbështet martesat brenda së njëjtës gjini teksa Australia po voton për këtë çështje. Por diskutimi mori rrjedhën e çuditshme teksa bashkëmoshatar të saj nga klasa si edhe prindërit e këtyre të fundit e kërcënuan vajzën.

 

Foto nga Saeed Khan
Foto nga Saeed Khan

Komentet kërcënuese u fotografuan nga mamaja e vajzës dhe u shpërndanë në rrjetin social Twitter, duke shkruajtur ‘’Kjo është vajza ime 14 vjeçare e cila merr kërcënime me vdekje nga babai i një bashkëmoshatari të saj të shkollës, dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm se ajo i mbështet martesat brenda së njëjtës gjini’’.

Postimi u shpërnda menjëherë dhe njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale e dënuan dhunën verbale nga ana e babait në fjalë.

Mamaja e adoleshentes, e cila vjen nga New South Wales u shpreh se ndihej shumë keq pas incidentit të ndodhur, kjo për arsyen se familja e tyre është shumë e lidhur me një çift gejsh të cilët janë si ”xhaxhallarë” për fëmijët e saj.

Incidenti po investigohet nga policia e New South Wales teksa Policia Federale australiane konfirmoi se ky rast do të shqyrtohet më tej.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest