Grupi shqiptar Fanfara Tirana performon sot në RAI Uno

21731826_1305809676195614_596104273119683969_o

Grupi muzikor Fanfara Tirana do të interpretojë sot në emisionin “1,2,3 Fiorella” i cili hap sezonin dimëror në televizionin publik italian Rai 1. Grupi shqiptar do të ngjitet në të njëjtën skenë me ikona të muzikës Italian si Ligabue, Gianni Morandi, Enrico Ruggeri sot në orën 21:25.

Emisioni është një format “One woman show” i drejtuar nga artistja Fiorella Manoia, një nga kantautoret më të njohura italiane.

Fanfara Tirana është një grup i formuar në vitin 2002 që ndërthur muzikën tradicionale shqiptare me notat të muzikës jazz, dub dhe rrymave popullore ballkanase. Lindi fillimisht si degë e Bandës së Ushtrisë Shqiptare duke u bërë i njohur më vonë në festivalet ndërkombëtare ku performanca si Roskilde, Sziget, WOMAD, WOMEX si edhe në festivalin më të madh të literaturës në bote në Jaipur (Indi) dhe turne në shumë shtete të botës mes të cilëve në Kinë, Marok, Spanjë, Gjermani, Hollandë, Belgjike etj.

Sot në orën 21:25 , djemtë e grupit Fanfara Tirana do të shpalosin fustanellat e tyre të bardha në të parën performancë live të një grupi shqiptar në Rai.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest