Tepelenë, policia largon me forcë tregtarët e zonës së “Ujit të Ftohtë”

Untitled

Tregtarët ambulantë në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë janë përplasur sot me policinë e rendit dhe atë bashkiake. Shkak është bërë një aksion i bashkisë së këtij qyteti për lirimin e hapësirave publike.

Tregtarët pretendojnë se po largohen padrejtësisht nga vendet ku kanë ushtruar aktivitetin prej vitesh dhe i kanë paguar taksa bashkisë. Ata shprehen se ky aksion i shërben interesave të ngushta të një individi që do të ndërtojë një kompleks shërbimesh në këtë zonë.

“Kam 10 vjet këtu që po më flenë fëmijët në kasolle dhe tani mezi e kemi ndërtuar. Unë nuk luaj, këtu do vdes”, tha një prej tregtareve për Ora News.

Rezistenca e tregtarëve nuk ka zgjatur shumë, pasi policia shoqëroi dy prej tyre në komisariat dhe konfiskoi mallrat e tregtarëve të tjerë.

Versionin e tregtarëve duket se e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Bashkisë së Tepelenës Aleksandër Toti, i cili tha se projekti për të cilin bashkia ka lidhur marrëveshjen “për shfrytëzimin e zonës” është një biznes “tepër i fuqishëm” që do t’i shërbeje me standardin e lartë të shërbimit dhe me punësimin e banorëve.

Pra Bashkia Tepelenë i garanton këtij objekti me vlerë 2 milion euro, leje për shfrytëzimin e të gjithë zonës përreth duke përzënë tregtarët e tjerë që paguajnë taksa dhe duke sekuestruar mallrat dhe investimet e tyre disavjeçare. E në fund kjo paraqitet si kjo paraqitet si një nismë që “do t’i shërbejë mjaft zonës dhe banorëve të saj”.

/l.k./

Video: 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest