Kryeministrja Serbe po e vështirëson jetën e personave LGBTI me pretendimin se problemet nuk ekzistojnë

Tan2015-4-12_114710314_1-620x350

Kryeministrja e re e Serbisë Anna Brnabic, e vetë deklaruar për orientimin e saj seksual, edhe pse u prit mjaft pozitivisht kur mori postin sot ka hapur diskutimet nëse po e ndihmon apo jo komunitetin LGBT në Serbi.

Alex Cooper, aktivist dhe gazetar, shkruan në një blog të tij për Balkan Insight se Brnabic jo vetëm që nuk e ka ndihmuar komunitetin, por e ka bërë edhe më të vështirë jetën e personave LGBT në Serbi duke pretenduar se nuk ekzistojnë probleme serioze në lidhje me homofobinë dhe dhunën për shkak të orientimit seksual.

Që në intervistat e para që Brnabic bëri me shtypin ndërkombëtar tregoi qartë se qëndronte në krahë të Vucic dhe historikut të qeverisë së tij për mospërkrahjen e të drejtave të personave LGBT. Në një intervistë për CNN Brnabic tha: “Dua të mendoj se Serbia nuk është vend konservator apo homofobik”.

E ndërsa The Guardian citon për kryeministren serbe: “Arsyeja pse nuk përqendrohem në promovimin e të drejtave LGBT tani është se unë me të vërtetë besoj se Serbia do të jetë një shoqëri më tolerante kur njerëzit të kenë punë, nuk do t’iu duhet të shqetësohen për jetën e tyre apo të ardhmen e fëmijëve e most ë shqetësohen më për dy apo tre breza që jetojnë nën të njëjtën çati”.

“Unë nuk mendoj se Serbia është vend homofob, qytetarët e Serbisë nuk duhet të portretizohen të gjithë nga një “pakicë e zhurmshme”. Ne mund të jetojmë në një kulturë ku nuk biem dakord me njeri-tjetrin, për sa kohë ka tolerancë dhe jo dhunë. Secili nga ne ka vlerat dhe këndvështrimet e tij, por nuk nuk dua t’i ndryshoj këto përmes ligjit”.

Cooper thotë se ky citim nuk është i saktë pasi pjesa homofobe në Serbi nuk është vetëm një “pakicë e zhurmshme” siç e quan Kryeministrja Brnabic, por pjesa më e madhe e popullsisë sipas një studimi të NDI në 2015.

“Dikush t’i thotë të rinjve LGBT se nëse miqtë e tyre nuk iu flasin, s’ka problem do t’iu flasin më vonë. Nëse prindërit ju nxjerrin nga shtëpia? Mos u shqetësoni sapo të rritet GDP e vendit do t’ju mirëpresin krahëhapur sërish”, shkruan Alex Cooper. /m.g/

*Alex Cooper ka kaluar pothuajse 5 vitet e fundit duke hulumtuar dhe punuar me OJQ dhe aktivistë në ish-Jugosllavi, duke u përqendruar në punën e aktivistëve LGBTI.

I përshtatur në shqip. Shkrimi i plotë – Balkan Insight

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest