Australi, mijëra persona mblidhen në marshimin pro martesave gej

Burimi: Johny Weeks për The GuardianBurimi: Johny Weeks për The Guardian

 

Tubimi në Sidnej të Australisë në mbështetje të martesave brenda së njëjtës gjini, ishte më e madhja e mbajtur në vend, citojnë organizatorët duke numëruar më shumë se 30.000 persona.

Liderët politik në Australi, përfshirë këtu dhe kryeministrin Malcolm Turnbull, kanë dalë hapur në mbështetje të fushatës në favor të martesave brenda së njëjtës gjini. Më shumë se 30.000 persona u mblodhën në Sidnej për t’ju bashkuar fushatës për ndryshimin e aktit ligjor australian për martesën. Kryeministri Turnbull bëri një dalje publike ‘’surprizë’’ dhe mbajti fjalimin pranë linçimit të fushatës.

‘’Përgjatë jetës sime publike kam kërkuar të siguroj që çiftet brenda së njëjtës gjini të gëzojnë të drejta të barabarta dhe mos të ndihen të diskriminuar, të kenë akses të plotë në shërbimet shëndetësore, mundësi të barabarta punësimi, pa asnjë ndryshim nga çiftet heteroseksuale. Atëhere lind pyetja: Pse mos ti zgjerojmë këto të drejta edhe për martesën?’’ shprehet kryeministri australian.

Zoti Turnbull theksoi se 23 shtete kanë legalizuar martesat brenda së njëjtës gjini./k.m/

Burimi: The Guardian

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest