Kompjuterët mund të hamendësojnë rreth seksualitetit tënd nga një foto e vetme

 

Avancimet në inteligjencën artificial i kanë kthyer makineritë në të afta për të gjetur seksualitetin e një personi vetëm duke u nisur nga pamja e fytyrës.

Kërkimi shkencor pranë Universitetit të Standford ka arritur në konkluzionin se fytyrat njerëzore kanë ndryshime të vogla që dëftojnë seksualitetin, koeficientin e inteligjencës dhe bindjet politike.

Ekspertët Michal Kosinksi dhe Yilun Wang gjetën se detaje intime në fytyrë mund të diktohen nga makineritë, detaje që nuk diktohen nga njerëzit. Sipas revistës ‘’The Economist’’ ky program i zhvilluar për të gjetur seksualitetin e njerëzve vetëm prej fytyrës është testuar me sukses.

Kërkuesit përdorën 130,741 imazhe të 36,630 burrave dhe 170,360 imazhe të 38,593 grave, të marra nga një website amerikan për flirtime .Imazhet – ku gjysma i përkisnin personave gei, gjysma heteroseksualëve – u vendosën në një sistem kompjuterik, duke prodhuar një shirit numrash që përfaqëson fytyrën njerëzore.

Hapi i radhës ishte përdorimi i një modeli parashikues, i njohur ndryshe si regresion logjistik, për të gjetur korrelacione midis tipareve të fytyrave njerëzore me seksualitetin e tyre përkatës. Konkluzionet e nxjerra nga kompjuteri u krahasuan me seksualitetin e listuar në faqen online të flirtimeve.

Çuditërisht, modeli i dhënë kompjuterik parashikoi seksualitetin e personit në 81 % të rasteve. Kur i prezantohen 5 imazhe të një personi, inteligjenca artificiale arriti të parashikonte seksualitetin e personit në 91 % të rasteve.

Korrektesa nga ana e këtyre makinerive e tejkalon atë të njerëzve – të cilët e parashikuan seksualitetin nga një foto të fytyrës në 61% të rasteve për burrat dhe 54% të grave.

Ekspertë të tjerë i frikësohen kësaj teknologjie pasi përdorimi i saj në shoqëri konservatore ose në vende ku homoseksualiteti është ende i kriminalizuar ose i papranueshëm mund të sjellë pasoja fatale./k.m/

Burimi: PinkNews

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest