Sfidat e feminizmit në Shqipëri: Një feminizëm i ri?

Logu i ShkëndijesLogu i Shkëndijes

 

Vrasja e gjyqtares Fildese Hafizi shokoi mbarë opinionin publik në Shqipëri duke i dhënë dhe një shuplakë të fortë sistemit të drejtësisë dhe apatisë së tij për të mbrojtur gratë. Ngjarja ngacmoi shoqërinë civile duke sjellë organizimin e një proteste kundër dhunës ndaj grave, dhe duke u pasuar nga një marshim në formë tubimi.

Një tjetër ‘’ngacmim’’ interesant që lindi ishte dhe diskutimi i djeshëm në ambientet e Logut të Shkëndijes, një hapësire alternative e njohur për diskutime midis të rinjsh dhe organizime aktivitetesh kulturore. Nën emrin Tryezë: “Sfidat e feminizmit në Shqipëri” takimi mblodhi së bashku aktivistë dhe persona të interesuar rreth feminizmit.

Të definuarit të ‘’Feminizmit’’ dhe tipologjisë së feministes shqiptare nuk është e lehtë për tu përcaktuar, për më tepër në një vend si ky i yni, ku kurrikula shkollore nuk i ka kushtuar asnjëherë hapësirë feminizmit si lëvizje historike dhe për më tepër patriarkalizmi vazhdon të manifestohet bujshëm në të gjitha sferat e jetës së përditshme.

Takimi i djeshëm pati tre folës: Klaudia Koxha, Gresa Hasa dhe Mario Kuçi. Klaudia sintetizoi në fjali të thjeshta lëvizjen feministe nga gjeneza e deri në valën e tretë të saj, Mario u fokusua tek keqkuptimet që shpesh termi sjell kurse Gresa analizoi diskursin në të cilin u shtri çështja e të ndjerës Fildese nga mediet dhe protestat e zhvilluara.

”Urdhri i mbrojtjes është fiktiv sikurse është i gjithë sistemi ligjor.Mosfunksionimi i ligjit është ai që e legjitimon një traditë të tillë. Bëhet fjalë për një sistem ku rolet gjinore janë të mirëpërcaktuara që në djep ku djemtë e vegjël rriten duke u edukuar me dhunën që iu shitet si forcë dhe inteligjente, kurse vajzat edukohen të jenë të nënshtruara’’ , shprehet Gresa Hasa

Por mendimet e të treve u bashkuan në një pikë, nevoja emergjente e konstruktimit të një feminizmi të ri, larg atij që ngec vetëm në lobimin kundër dhunës së grave./k.m/

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest