Pse Irlanda e Veriut nuk i ka pranuar akoma martesat brenda së njëjtës gjini ?

 

Irlanda e Veriut është e izoluar prej Evropës perëndimore duke i ndaluar martesat brenda së njëjtës gjini. Por çfarë po ndodh realisht?

Kanë kaluar 4 vite qëkur Anglia dhe Uellsi kanë miratuar martesat gei, dhe tre vite më pas Skocia ndoqi të njëjtin shembull. Më pas një varg shtetesh si Franca, Gjermania dhe Luksemburgu e kanë miratuar legjislacionin në vitet e fundit për të lejuar çiftet e të njëjtës gjini të martohen.

Por në Britani, 1.8 milion njerëz që jetojnë në Irlandën e Veriut nuk e gëzojnë të drejtën e martesës me dikë nga gjinia e njëjtë.

Një prej supozimeve të hedhura se pse ky rajon nuk e miraton martesën brenda së njëjtës gjini është sepse nuk ka mjaftueshëm politikanë që e mbështesin atë. Por e vërteta është më e komplikuar.

Një votë për barazi

Në vitin 2015 u mbajt një votim mbi një projektligj të martesave brenda së njëjtës gjini në qeverinë e decentralizuar të Irlandës së Veriut (Stormont).

Projektligji për pak sa u miratua në Asamble duke mbledhur 53 vota në favor kundrejt 51 votave kundër, duke fituar mazhorancën për të parën herë. Në shumë vende nëse projektligji fiton shumicën e votave, ai kthehet në ligj. Por sistemi unik i politikës në Irlandën e Veriut nuk e lejon këtë gjë.

Peticioni

Partia ultra-konservatore demokratike u përball me një mazhorancë votash në favor të martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo e fundit përdori peticionin e shqetësimit për të hedhur poshtë punën e Asamblesë. Grupet e veçuara që mbledhin firmat të së paku 30 anëtarëve të Asamblesë kanë të drejtën të bllokojnë projektligjin, përjashto rastin kur kemi të bëjmë me një mazhorancë të madhe votash.

Ky lloj mekanizmi u konceptua si mundësi për të siguruar që legjislacioni të mbështetet nga ndër-komunitetet, edhe pse përdorimi i tij po kthehet haptazi në një mjet politik.

Partia ulta-konservatore ishte një prej partive më të mëdha në Stormont me 38 vende, kështu që nënshkrimi i një peticioni mbi martesat e së njëjtës gjini ishte gjëja më e thjeshtë që ata mund të bënin për ta anuluar projektligjin. Më poshtë gjendet e afishuar një foto e peticionit:

 

Gjykata si mjet shpëtimi?

Në mungesë të një zgjidhjeje politike, aktivistët LGBT i varen shpresat tek dy kundërshtime ligjore, dërguar Gjykatës së Lartë në Belfast. Por si një surprizë ndaj aktivistëve, kryegjykatësi OHara i hodhi poshtë kërkesat e tyre për njohjen e të drejtës për martesë nga çiftet gei.

”Gjykimi që unë duhet të jap nuk bazohet në politikat sociale por në ligje”, u shpreh krye-gjykatësi. Vendimi mund të apelohej në instanca të tjera si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, por fitimi i gjyqit dukej shumë i largët.

Shansi i fundit i Theresa May

Gjykatat përjashtohen. Mbetet vetëm një rrugëzgjidhje: Theresa May. Aktivistët LGBT besojnë se mënyra e vetme për të siguruar martesat brenda së njëjtës gjini është nëpërmjet ndërhyrjes direkte së qeverisë angleze.

Nën këtë ndërhyrje, qeveria konservatore aktuale mund të imponojë martesat brenda së njëjtës gjini në Irlandën e Veriut. Drejtori i projektit “The Rainbow project’’ , John O’Doherty u shpreh se do të ishin më të gëzuar nëse asambleja e Irlandës së Veriut do ti garantonte këto të drejta, por fatkeqësisht kjo asamble është jo-funksionale.

‘’ Kështu që mbetet përgjegjësi e qeverisë së Theresa May që të kryejë amendamentet e duhura për legjislacionin e martesave gei që të implementohet dhe në Irlandën e Veriut. Sytë e personave LGBT përreth botës do të drejtohen tek Theresa May. Ajo është shprehur se e ka ndryshuar mendjen për barazinë që ky komunitet meriton. Ky është shansi i artë që ajo t’ju qëndrojë besnike fjalëve të saj’’.

Një tjetër aktiviste u shpreh ’’Gjatë kësaj periudhe destabiliteti politik është më e rëndësishme se kurrë që qeveria në Westminster të ndërmarrë aksion për sigurimin e të drejtave të njerëzve LGBT në të gjithë Britaninë e Madhe”.

Kryeministria Theresa May ka shprehur së fundmi mbështetjen e saj personale për martesat brenda së njëjtës gjini në Irlandën e Veriut por sugjeroi se nuk planifikon të ndërhyjë. Në një shkrim të portalit PinkNews ajo tha ‘’ Dëshiroj që të gjithë qytetarët britanikë të gëzojnë në maksimum liritë e tyre. Ajo përfshin të drejtën e martesës sepse martesa duhet të jetë një e drejtë e të gjithëve, pavarësisht seksualitetit të tyre’’./k.m/

Burimi: PinkNews

 

 

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest