Lëvizja Për Universitetin: “Edhe këtë vit vazhdon privilegjimi i privatëve”

universiteti-c1200x600

Lëvizja Studentore “Për Universitetin”ka denoncuar një rast të shkeljes së procedurë së regjistrimeve nga një universitet privat.

Si funksionon skema e regjistrimit në universitete për vitin akademik 2017-2018?

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, këtë vit regjistrimi në universitete do të bëhet në 7 faza. Secila fazë i rendit studentët sipas pikëve të grumbulluara për të shpallur më pas listën e fituesve. Studentët që nuk regjistrohen në degën ku janë shpallur fitues Brenda një afati prej 48 orësh e humbin të drejtën e studimit.

Sistemi elektronik për çdo student funksionon në këtë mënyrë:

Çdo student ka një profil në portalin “U-albania”, ku i shfaqet numri i identifikimit dhe lista e 10 degëve të përzgjedhura.
Degët në listë ndahen në tre kategori:

  • Dega e sapofituar tregohet në ngjyrë jeshile
  • Degët ku është poshtë listës së fituesve i tregohen në ngjyrë të kuqe
  • Degët që ka fituar në fazat paraardhëse, ku nuk ka preferuar të regjistrohet tregohen në ngjyrë gri

Cila është procedura që po shkelet sipas lëvizjes “Për Universitetin”?

Në reagimin e lëvizjes “Për Universitetin” është publikuar postimi i një universiteti privat që u bën thirrje studentëve që u ka dalë ID në fashën gri apo të kuqe, të vijnë të regjistrohen.

“Nëse Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk merr masa për të mosnjohur regjistrimet jashtë afatit dhe dënuar institucionin në fjalë për shkelje të udhëzimit të saj, atëherë do të vërtetohet se edhe sivjet, njëlloj si vjet, ajo është bashkëpunëtore në privilegjimin e privatëve në kurriz të universitarizmit publik”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Për Universitetin”.

21368850_1432254663479180_7719052829933787112_o

Ndryshimet e bëra një vit më parë në procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së universiteteve ngjallën pakënaqësi tek studentët.Veç kaosit që krijuan këto ndryshime, ajo që u vu re ishte edhe diferenca e theksuar midis kritereve të Universiteteve publike me ato private, ku thuajse në çdo rast privatët nuk kishin shkuar përtej kritereve të detyrueshme. Duket se këtë vit Ministria e Arsimit ka “reflektuar”duke lehtësuar thjeshtuar procedurën e aplikimit.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest