Politikania hungareze garon si e vetmja grua kandidate për postin e Kryeministres

 

Të gjelbërtit hungarez propozojnë politikanen feministe Bernadett Szél si kandidate për kryeministre. Zgjedhjet politike do të zhvillohen në Prill të 2018 dhe ajo do të jetë kandidatja e vetme në këtë garë elektorale.

Bernadett Szél ka përfunduar studimet e larta në Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku ajo ka marrë dhe doktoraturën në 2011. Szél e ka nisur karrierën politike në Partinë Humaniste në Hungari. Ajo ishte kandidate në zgjedhjet e përgjithshme në 2010. Gjithashtu ka kandiduar për postin e kryetares bashkiake për bashkinë e Budakeszi në zgjedhjet lokale të 2010 ku mblodhi 10.89 % të votave. Szél u bë pjesëtare e Parlamentit në 13 Shkurt të 2012,duke zëvendësuar ish-deputetin Virág Kaufer, i cili dha dorëheqjen asokohe.

Kandidatja Szél ka qenë viktimë e seksizmit gjatë seancave parlamentare, teksa ajo po kërkonte shpjegim prej sekretarit për çështjet mjedisore lidhur me një projekt në Rumani. I zënë ngushtë ai iu kundër-përgjigj  ‘’Vetëm se je e bukur s’do të thotë që je dhe e zgjuar’’. Disa ditë më vonë ky i fundit kërkoi falje për ofendimet seksiste ndaj deputetes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest