Manifestim kundër dhunës në familje: “Jepini zë dhimbjes suaj e mos e lini vetëm”

IMG_3481

Rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi ka mbledhur sërish në shesh dhjetëra qytetarë artistë, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në manifestimin kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave.

“Fildez Hafizi! Një tjetër jetë e marrë dhunshëm! Një tjetër grua, nënë, mike, motër, kolege, fqinjë e mirë që bie pre e dhunës në familje”, shkruhej në njoftimin e protestës.

Gjatë manifestimit u përcollën mesazhe për familjet shqiptare si edhe për politikanët. Aurela Bozo, avokate pranë Qendra për Nisma Ligjore qytetare tha se i bëhet një thirrje e fortë institucioneve për zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe miratimin e ligjeve të reja.

“Presim që më shumë padi publike të paraqiten prej tyre sepse janë shumë raste kur viktimat e dhunës në familje tërhiqen nga kërkesa për lëshimin e urdhërit të mbrotjes, po pse? Sepse frika dhe pasiguria është përqark grave, sepse sistemi nuk është i sugrtë, nuk ka funksionimin e duhur. Kjo ngjarje e rëndë është një ngjarje reflektimi për të gjithë ne”.

Disa nga protestuesit dhanë mendimin e tyre rreth kësaj kauze për Historia Ime

Kristi nje student i mjekësisë ishte një nga të rinjtë që dhanë mesazhe kundër dhunës në familje. “Do të doja të shifja më shumë djem të rinj këtu dhe jo vetëm përtej kronikave të lajmeve që rreken të na trishtojnë. Përtej atyre akteve të shëmtuara të përditshmërisë sonë, ka gra dhe vajza të cilat vuajnë nën lëkurë të njejtën dhunë, mbase edhe më shumë nëse janë mësuar të durojnë gjithmonë e më tepër. Një mentalitet pra që justifikon dhe që ushqen mendje të tilla të sëmura, ka ardhur koha të flaket tutje”.

Aktorja e mirënjohur Ema Andrea zgjodhi që në fjalimin e saj ta vendoste veten në vendin e të ndjerës Fildez Hafizi në një monolog poetik duke dhënë mesazhin “Jepini zë dhimbjes suaj e mos e lini vetëm, mos kini turp”.

Organizatorë të manifestimit ishin organizata në mbrojtje të të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.

HISTORIA IME

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest