“Libertad o Muerte”, kundër censurës së fjalës dhe mendimit të lirë

IMAG1204

Shkolla Verore Multimedia dhe Aktivizmi 2017 u mbyll me realizimin e një aksioni “street art” në qytetin e Pogradecit. Pasi u njohën me teknikat e ndryshmë të artit të rrugës në trajnimin “Street Art si Formë e Aktivizmit”, të rinjtë morën pjesë në realizimin e veprës “Libertad o muerte” (Liri a Vdekje).

Imazhi i paraqitur në këtë vepër është një frame nga filmi “Liri a Vdekje” i vitit 1979 i kontekstualizuar në ditët tona nga artisti Ergin Zaloshja.

“Imazhi paraqet Çerçiz Topullin dhe Mihal Gramenon me bandana në fytyrë duke e ri sjellë në epokën bashkëkohore imazhin e rezistencës dhe për t’i dhënë një kuptim sa më internacional. Rezistenca e Çetës së Mashkullorës si imazh simbolik dhe metaforik që gjen vend në imazhin kolektiv të rezistencës globale kundër neo-liberalizmit dhe fashizmit të ri”, tha për Historia Ime Ergin Zaloshnja.

“Liri a Vdekje merr konotacionin e vërtetë edhe në kohën moderne edhe pse nuk ka më Perandori Osmane dhe Jeniçerë por ka gjithnjë një Perandori që kërkon të sundojë dhe të censurojë fjalën dhe mendimin e lirë. Maskat në fytyre kanë domethënien e anonimitetit por kurrsesi të frikës. Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, shpjegon më tej ai.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest