Indeksi LGBTIQ, “The HeadHunter” i jep çmime për barazi në punësim 10 kompanive

071504188094

Në kuadër të indeksit për Barazi në punësim të komunitetit LGBTQI, The HeadHunter Grup. Ka shpërndarë çmime për 10 kompani gjatë një mbrëmje gala në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Ky indeksi zhvillohet për të dytën herë dhe është një sistem që rendit kompanitë që operojnë në Shqipëri me politika dhe praktika përkrahëse ndaj të drejtave dhe dinjitetit të punëkërkuesve nga komuniteti LGBTIQ.

Në indeksin e vitit të parë të nismës morën pjesë 71 kompani ndërsa këtë vit u anketuan 109 kompani, duke e rritur numrin e kompanive shqiptare të gatshme për t’iu nënshtruar këtij hulumtimi.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve pati praninë e medieve të shumta, të ftuarve si dhe përfaqësuesve nga komuniteti. Në këtë event nuk munguan dhe ambasador të trupit diplomatik në Tiranë, të cilët dorëzuan çmimet kompanive fituese.

Elton Ilirjani, drejtuesi i The Headhunter, duke u ndalur te problematikat që has komuniteti në fjalë, u shpreh se falë kompanisë së tij të punësimeve, janë punësuar 58 pjestarë të LGBTIQ gjatë viteve të fundit dhe se ai vetë do të japë mbështetjen maksimale për t’i përkrahur ata edhe në vitet e ardhshme.

“Duke pasur një drejtues biznesi privat dhe që është pjesëtar i komunitetit, sikurse jam unë, jam betuar të qëndroj krah komunitetit dhe do të heqim pluhurin…edhe tek të rinjtë”, u shpreh ai.

Lista e çmimeve të shpërndarë paraqitet më poshtë :

Certifikata mirënjohjeje: BAT/ Club FM / Argjendari Pirro.

Çmimet BRONZ: Plaza Hotel / Tirana Bank / NOA SHPK.

Çmimi i ARGJENDTË: Neptun shpk / ABKONS.

Çmimi i ARTË: British Council Albania, Vodafone Albania.

/k.m /

This slideshow requires JavaScript.

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest