PINK nderon artistët androgjenë në çmimet MTV me fjalimin emocional dedikuar vajzës së saj

pink-vma-body-image-speech-920x584

Në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve muzikore MTV VMA 2017 këngëtarja e njohur PINK mori çmimin “Michael Jackson Video Vanguard”. Këtë çmim ajo ia dedikoi artistëve të mëdhenj androgjen duke treguar një histori me vajzën e saj 6-vjeçare:

“Kohët e fundit po shoqëroja vajzën për në shkollë dhe ajo më thotë papritur: “Mami?”, “Po zemër”-i them unë, dhe ajo më thotë: “Unë jam vajza më e shëmtuar që unë njoh… Po, unë dukem si një djalë me flokë të gjatë” aty po mendoja me mendjen time – O zot je vetëm 6 vjeç pse i mendon këto, kush ta tha këtë gjë.”

“… dhe unë nuk i ktheva asnjë përgjigje por shkova në shtëpi dhe bëra një prezantim në PoëerPoint për të. Dhe në atë prezantim kishte yje rocku dhe artistë që jetojnë jetën me të vërtetën e tyre. Këta artistë si Michael Jackson, David Boëie, Freddie Mercury, Annie Lenox, Prince, George Michael, Elton John dhe shumë artistë të tjerë. Asaj iu mbushën sytë me lot dhe e pyeta: “Dua vërtet të di pse ndihesh kështu me veten” dhe ajo më tha “dukem si djalë”. Pastaj e pyes “Po unë si dukem” ajo më thotë “ti je shumë e bukur”.

“…Kur njerëzit tallen me mua kjo është ajo që thonë – se unë dukem si mashkull, se trupi im është shumë mashkullor, shumë i fortë. Dhe pastaj i them sërish “Më ke parë mua të rris flokët, të ndryshoj trupin tim apo mënyrën se si i prezantohem botës”, “Jo mami” më thotë ajo. “Po të mbush salla të mëdha me njerëz që më dëgjojnë mua” i them, “Po mami” më thotë ajo.”

“…Ja pra zemër, ne nuk ndryshojmë por ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë dhe të shohin lloje të ndryshme bukurish”. /m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest