Universitetet/ Kuotat dhe afatet e aplikimeve për nxënësit rom, egjiptian, PAK dhe jetimët

/Foto Ilustruese/Foto Ilustruese

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e aplikimit në arsimin e lartë për personat me aftësi të kufizuar, ata me statusin e jetimit dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian.

Në 6 fakultetet e  Universitetit të Tiranës janë 120 kuota studimi për këta kandidatë. Afati i aplikimeve në Universitete është 21 – 26 gusht.

Dokumentacioni që duhet plotësuar:

  • Formularin e aplikimit (foto), kliko këtu për ta shkarkuar.
  • Kopje të diplomës/ dëftesës dhe listës së notave
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit
  • Dy fotografi personale
  • Kopjen e mandat pagesës – e cila merret pranë zyrave të Postës Shqiptare

Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar:

  • Kopje të noterizuar të librezës së personit me aftësi të kufizuar të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror
  • Ose kopje të njehsuar me origjinalin e vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)

Persona nga kategori të tjera të personave me aftësi të kufizuara:

  • Veç dokumenteve të listuara më lart duhet të dorëzojnë kopje të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë

Kandidatët me statusin e jetimit:

  • Kopje të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror

Kandidatët rom dhe egjiptian:

  • Vetë deklarim ose dokument që vërteton se është rom apo egjiptian
  • Për përzgjedhjen e kandidatëve romë dhe egjiptian Institucionet e Arsimit të Lartë marrin edhe ekspertizën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Kliko këtu për të shkarkuar udhëzimin e plotë.

formulari

Formulari i aplikimit

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest