Gratë në Indi sfidojnë zakonin që i ndalon t’i drejtohen burrave në emër

india-rural-women

Gratë në zonat rurale të Indisë po sfidojnë një traditë që i ndalon ato t’i thërrasin burrat e tyre në emër. Vajzat mësohen që në moshë të re që mos t’i drejtohen kurrë burrave të tyre – ose të afërmve burra më të mëdhenj – në emër, si shenjë respekti.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se gratë, veçanërisht ato që jetojnë në fshatra, shpesh detyrohen t’i drejtohen bashkëshortit si babai i fëmijëve të tyre, sipas profesionit ose thjesht “ju lutem dëgjoni”.

Organizatat “Video Volunteers” ( Video Vullnetarët) ka nisur një fushatë për të kundërshtuar patriarkalitetin në zonat rurale të Indisë. “Në pamje të parë ngjan si një zakon i vogël e i padëmshëm”, tha Stalin K., drejtori i organizatës.

“Por edhe këto praktika, në dukje të padëmshme, kanë rëndësi pasi ato janë po aq të rëndësishme sa sulmi seksual dhe dhuna ndaj grave”.

Organizata trajnon gra dhe burra në zona rurale të Indisë që të raportojnë mbi probleme të jetës së përditshme. Vullnetarët regjistrojnë video të shkurtra në telefonat e tyre, për t’i shfaqur dhe diskutuar në komunitet.

Më shumë se 327,390 krime ndaj grave janë regjistruar në Indi gjatë vitit 2015, shifër kjo që është dyfishuar në 5-vjeçarin e fundit.

Shumë krime mbeten ende të pa raportuara për shkak se gratë nuk duan të turpërojnë familjet e tyre.

* Burimi: Independent.co.uk

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest