1 kg vaj palme i importuar për çdo shqiptar gjatë 2016

vaji-i-palm-euml-s-ndash-sh-euml-rues-natyral-nga-lasht-euml-sia_hd-1200x630

Shqipëria ka importuar 2.7 milionë kilogramë vaj palme gjatë vitit 2016. Kjo shifër është rritur me 10.5% krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel rekord raporton Monitor.al.

Bazuar në statistikat e popullsisë, konsumi i vajit të palmës arriti në gati 1 kg për frymë në vitin 2016, nga vetëm 20 gram për frymë që llogaritej në vitin 2000.

Për çfarë përdoret vaji i palmës

Studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e artikujve në raftet e marketeve kanë në përbërje vajin e palmës ose njërin nga fraksione e tij.

Lista e sektorëve që e përdorin këtë produkt është e gjatë dhe nis nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë,  produktet e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, energji, ushqimi i kafshëve, në farmaceutikë, industria e shërbimit dhe industria ushqimore.

Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.

/Foto: Monitor.al
/Foto: Monitor.al

Efektet e vajit të palmës

Vaji i palmës është dy llojesh, i prodhuar nga fruti i palmës dhe i prodhuar nga fara e frutit.

Në të dyja rastet vaji i palmës ka disa efekte tipike për të cilat mjekët herë pas herë rekomandojnë gjetjen e vajrave më të shëndetshëm.

Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative por shfaqja më tipike lidhet me faktin që vaji i palmës ju bën të shtoni më shumë kilogram, ka më shumë kalori dhe yndyrë, mund të rrisë nivelet e kolesterolit.

Por ashtu siç ka efekte negative nëse përdoret në formën e tij më të mirë dhe me përmasa të moderuara mund të ketë edhe përfitime pozitive shëndetësore.

/Foto: Monitor.al
/Foto: Monitor.al

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest