Arrestohen dy pjesëtare të grupimit feminist rus ‘’Pussy Riot’’

Dy pjesëtare të grupimit feminisit rus ‘’Pussy Riot’’, Olga Borisova dhe Maria Alyokhina janë mbajtur për disa orë rresht në komisariatin e policisë pas një proteste kundër burgosjes së regjisorit ukrainas Sentsov.

Ky grupim njihet për artikulimin e fortë opozitar kundër sistemit rus.

Maria Alyokhina dhe Olga Borisova u arrestuan pas një proteste që ato mbajtën kundër burgosjes famëkeqe të regjisorit Oleg Sentsov- çifti i vajzave shpalosën banerin ku shkruhej ‘’ Lironi Sentsovin’’. Ato e shpalosën atë në një urë, të shoqëruara më shtëllunga tymi. Pas këtij aksioni ato u mbajtën në rajonin e policisë, më pas u ballafaquan me gjykatën për akuzën e mbajtjes së një aksioni qytetar të paautorizuar.

Borisova shkruajti në Facebook se çifti i vajzave u liruan pasi trupi gjykues gjeti gabime në dosjet e tyre.

Anëtarët e Pussy Riot, i cili është një grupim muzikantesh dhe artistesh, janë përballur edhe më parë me burgim dhe internim për shkak të performancave të tyre. Në 2012, Alokhina së bashku me Nadezhda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevich u dënuan me dy vite heqje lirie për huliganizëm me baza urrejtjeje fetare, duke u nisur nga performanca e tyre punk në katedrale. Alyokhina dhe Tolokonnikova qëndruan në burg për 21 muaj secila.

Protesta e tyre kundër burgimit të Sentsovit iu shtohet zërave të shumtë të fushatave lobuese për lirimin e tij, duke përfshirë këtu regjisorë si Pedro Almodovar, Ken Loach, Bela Tarr dhe Wim Wenders.

Pas kundërshtimit të aneksimit rus të Krimesë, regjisori ukrainas Sentsv u dënua me 20 vite heqje lirie në burgun e Yakutskit, pasi u akuzua për akte terroriste. Amnesty International e ka etiketuar këtë proces gjyqësor si reminishencë të periudhës staliniste, teksa janë raportuar dhjetëra akuza për torturë të mbrojtësve dhe dëshmitarëve në favor të Sentsovit./k.m/

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest