Vjena hap muzeun e parë të abortit dhe kontraceptivëve

 

Mirë se vini në Muzeun e abortimit dhe kontraceptivëve në Vjenë, Austri. Aty ekspozohen metoda të vjetëruara të planifikimit familjar që nga Egjipti i lashtë ku përdorej jashteshqitjae krokodilit si spermacide (formë kntraceptivi); prezervativë të prodhuar nga zorrët e peshqve; test shtatëzënie me bretkosa të gjalla dhe shumë metoda abortimi të krijuara kur metodat e sigurta nuk mund të aksesoheshin. Tek kjo e fundit përfshihen shtizat për thurje çorapesh ose vendosja e sapunit në mitër.

Bianca Burger, cicerone e muzeut në fjalë shprehet se muzeu nuk ka për qëllim primar promovimin e abortit, por thekson vuajtet e grave ndër vite. Muzeu tregon historikun e kalvarit të vuajtjeve të këtyre grave që janë përpjekur të kontrollojnë pjellorinë me anën e metodave të para primitive që ishin  jo efektive deri në metodat e sofistikuara të sotme.

Megjithatë mbetet e vështirë të kryesh abortim në disa shtete në Evropë. Në Irlandë dhe Andorra abortimi është një akt ilegal, përveç rastit kur cënohet jeta e mamasë.

“Fakti se aborti nuk lejohet, nuk sjell detyrimisht mungesën e këtyre abortimeve. Por kushtet e këtyre abortimeve të kryera në fshehtësi lënë shumë për të dëshiruar për shëndetin e vetë nënës”, shprehet Al Jazeera + një aktiviste për të drejtën e abortit. /k.m/

 

 

Burimi: AJ+ / Facebook

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest