‘’Ditë historike’’ për Jordaninë, shfuqizohet ligji mbi përdhunimin

Dispozita ligjore që lejon përdhunuesit të shpëtojnë nga dënimi nëse ata martohen me viktimat ëshët shfuqizuar nga parlamenti.

Parlamenti jodarnez votoi të martën për të shfuqizuar dispozitën në kodin penal që lejonte përdhunuesit t’i shpëtonin nga dënimit nëse ata martohen me viktimat e tyre- një lëvizje kjo që është përshëndetur nga aktivistët.

’Ne po festojmë sot. Ky është një moment historik jo vetëm për Jordaninë, por për të gjithë rajonin. Kjo arritje është rezultat i përpjejkes së përbashkët së shoqërisë civile, organizatave lobuese për të drejtat e grave dhe njerëzve në Jordani’’ shprehet Salma Nims, sekretare e përgjithshme e Komisionit Kombëtar jordanez për gratë, një gjysëm organizatë qeveritare.

Neni 308 lejon faljen ndaj përdhunuesve në rast se ata martojnë viktimat e tyre dhe nëse rrijnë me to së paku tre vite.

Dispzita ligjore paradokslae ka përçarë për dekada me radhë Jordaninë midis atyre që besojnë se ligji ësthë i rëndësishëm për të mbrojtur nderin e gruas, si dhe palës tjetër që e sheh si dhunim të të drejtave bazike të njeriut.

Nims u shpreh se atje kishte një presion nga ana e disa parlamentarëve që mos të shfuqizojnë dispozitën, për vetëm ta amendonin atë.

‘’Ne ishim vërtet të shqetësuar,por përpjekjet tona rezultuan të suksesshme,’’ shprehet ajo. ‘’ Cfarë duam të arrijmë është të punuarit në amendimin e një seti ligjesh që prekin statusin e gruas në Jordani- specifikisht statusin personal ligjor si dhe ligje të tjera që impaktojnë jetët e grave në Jordani dhe afektojnë të drejtat e tyre në termat e barazisë gjinore.’’

Në tetor të 2016, mbreti Abdullah i dytë i Jordanisë urdhëroi ngritjen e një komiteti mbretëror që të reformojë juridiksionin dhe kodin penal, që daton që prej vitit 1960. Në shkurt, komiteti rekomandoi shfuqizimin e këtij neni, duke e çuar qeverinë jordaneze në nënshkrimin e saj të sugjerimit në Prill.

Vendimi duhet të aprovohet nga senati i parlamentit dhe të firmoset nga Mbreti Abdullah i dytë. Javën e kaluar politikanët shfuqizuan një klauzolë të ngjashme dhe e njohën dhunën në familje si një akt të dënueshëm nga ligji.

Khaled Ramadan, një parlamentar që mbështeti shfuqizimin e kësaj dispozite në Jordani u shpreh: ‘’Kjo është një ditë historike për Jordaninë.’’

Pas 57 viteve nga ky ligj, ky është një hap për reformimin social dhe barazinë.

Asma Khader, avokate dhe aktiviste për të drejtat e grave, shprehet se organziata ‘’Sisterhood is global institute’’si dhe organizata të tjera punojnë fort për të pajisur parlamentarët me informacionin e saktë për viktimat e këtij neni.

‘’ Ne hasëm kundër-argumente gjatë rrugës sonë për ndërgjegjësimin rreth kësaj kauze. Arritëm të bindnim shumë parlamentarë përgjatës kësaj rrugë të gjatë’,’ shprehet Khader për Al Jazeera.

’Ky nen nuk bazhet në një vijë logjike të mriëfilltë. Nuk justifikohet dhe nuk qëndron në linjë me kulturën tonë’’ shton ajo.

Amani Rizq, koordinator programi pranë organziatës suedeze për barazinë gjinore u shpreh se arritja e sotme legjislative e është një hap pozitiv i ndërmarrë për drejtësinë ndaj grave në Jordani…por duhet të jetë pjesë e një plani protektiv ndaj viktimave gra të krimeve të përdhunimit në një përqasje më gjithëpërfshirëse’’.

‘’Diskriminimi social që vjen me stigmën e të qenurit viktimë e përdhunimit sjell nevojën për praktika mbrojtëse ndaj këtyre grave, sidomos nëse mbeten shtatzanë’’ shprehet Rizq për Al Jazeera.

Këto lloj dispozitash ekzistojnë në Algjeri, Bahrain, Irak, Kuëait, Liban, Libi, Palestinë dhe Siri sikurse dhe vende të tjera në Amerikën Latine dhe Azi.

Tanimë që Jordania e eleminoi këtë dispozitë nga kodi i saj penal, ajo iu bashkohet tre shteteve të tjera në rajon që kanë kryer të njëjtin reformim: Egjipti në 1999, Maroku në2014 dhe Tunizia javën e kaluar./k.m/

Burimi: AlJazeera

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest