Gjermania po refuzon azilkërkuesit LGBT

Azilkërkues të komunitetit LGBT po përballen me deportimin teksa Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët nuk i njeh dhunën që këta të fundit kalojnë në vendet e tyre.

Një numër i konsiderueshëm azilkërkuesish LGBT raportojnë se aplikimet e tyre janë mohuar paçka se ata rrezikojnë jetën nëse kthehen në vendet e lindjes.

Një grua transgjinore nga Libani, Eliana shpjegon se në vendlindjen e saj është sulmuar shumë herë për shkak të identitetit të saj gjinor. Vetë vëllai i saj urdhëroi që ta sulmonin atë, duke i lënë shenja nëpër trup. Përpara se të arratisej nga Libani, ajo punonte si punonjëse seksuale por kur arriti në Gjermani Eliana nisi punë në një sallon bukurie dhe nisi të mësoj gjermanisht.

Ajo ishte e sigurt se aplikimi i saj do të pranohej pas trajtimit çnjerëzor që duroi në Liban, por në fillim të këtij viti ajo mori një letër ku informohej se aplikimi i saj ishte refuzuar dhe e priste deportimi i pashmangshëm.

U refuzua pasi ajo kaloi detin mesdhe nga Turqia për në Greqi duke u prezantuar si mashkull, një taktikë që e bëri për të mbrojtur veten. Gladt, një organizatë që mbështet azilkërkuesit u shpreh se nuk e priste këtë lloj vendimi pasi rasti i saj ishte shumë i fortë. Kjo organizatë insistoi të nxjerri në pah mungesën nga ana e sistemit gjerman të njohjes së diskriminimit që njerëzit LGBT përjetojnë.

Gjithsesi Zyra Federale për Migracionin dhe refugjatët u shpreh se çdo rast shqyrtohet individualisht dhe nëse azilkërkuesi  tregon se ai/ajo do të ishte në gjendje rreziku nëse do të kthehej për shkak të orientimit seksual, atëherë do ti ofrohej azil.

Sabrina Latz, nga ‘’Queer Refugees Network’’ shprehet: ‘’ Procedurat për azil kërkojnë nga kjo zyrë të tregohet më sensitive ndaj çështjes së persekutimit ndaj komunitetit LGBT dhe situatës brenda shteteve të ndryshme të azilkërkuesve.”

Një burrë nga Iraku,i cili është gej, u martua dhe pati fëmijë në mënyrë që të fshehë seksualitetin e tij, teksa Eliana e prezantoi veten si mashkull në mënyrë që të ishte më e sigurt për të teksa kalon kufijtë. Një çift rus që fluturuan drejt Gjermanisë u pyetën për katër orë rresht rreth seksualitetit të tyre nga gjykata, pasi kjo e fundit nuk e besonte që ata ishin gej dhe në një lidhje.

Gjithsesi nuk është veç në Gjermani që po iu cenohet mbështetja azilkërkërkuesve të komunitetit LGBT. Në qytetin belg të Antwerit, një gej nga Gana u deportua pasi nuk u konsiderua ”mjaftueshëm” homoseksual.

Në Norvegji një djali gej nga Uganda që po kërkonte azil iu tha nga autoritetet se nuk e besonin seksualitetin e tij, duke nxjerrë pretekstin se ai thjesht po pretendonte se ishte gej.

Kurse në Britaninë e madhe, geive afganë iu thuhet se deportimi është i pashmangshëm dhe kur të kthehen mbrapsht duhet të pretendojnë se janë heteroseksual.

Së fundmi, një gazetar gei që jeton në Rusi, i cili ndihmoi në demaskimin e padrejtësive të bëra ndaj meshkujve gei në Ceceni do depërtohet në Uzbekistan, ku ai u persekutua për të qenurit gei. /k.m/

Burimi: PinkNews

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest