Për herë të parë prej 20 vitesh ulet numri i përfituesve të pensionit të invaliditetit

invalide

Në dy dekadat e fundit numri i personave që kanë përfituar pensionin e invaliditetit ka ardhur gjithnjë në rritje. Por  të dhënat e INSTAT tregojnë se ky trend ka ndryshuar për herë të parë në vitin 2016, kur për herë të parë pas 20 vitesh, në Shqipëri ka më pak persona që marrin ndihmë ekonomike si të paaftë për punë.

Megjithatë, vlen të përmendet se ka me dhjetëra raste të denoncuara në media të personave që janë përjashtuar nga pagesat mujore edhe pse janë në gjendje të rënduar shëndetësore e jetojnë në varfëri ekstreme.

Përse është ulur numri i përfituesve?

Reduktimi i personave thonë ekspertët ka ardhur për shkak të shtrëngimit të kritereve për pagesat, raporton “Monitor.al”.  Kryesori është kushti i të pasurit një vit sigurime në pesë vitet e fundit nga momenti që bëhet kërkesa për pagesë invaliditeti. Kjo ka vështirësuar se tepërmi pagesën për personat që dalin rishtas në Komision.

Në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore” thuhet: “Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të fort e dëmtime fizike (përfshirë verbërinë), ka të drejtë të marrë pension invaliditetit”.

monitor_nr-i-pensioneve   Infografike: Numri i pensioneve të invaliditetit në Shqipër në periudhën 2000 – 2016

 /l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest