Nis edicioni i 16-të i Dokufest

20545369_1711442542261378_7978892791419715222_o

“E ardhmja”, do të jetë tema e edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST. Gjatë 9 ditëve të festivalit do të shfaqen 230 filma dhe do të organizohen eskpozita, muzikë, festivale, diskutime, laboratorë teknologjie etj.

Ndrësa në gjashtë kategoritë garuese do të marrin pjesë 102 filma që përfaqësojnë 50 shtete – përfshirë dy premiera botërore, dy ndërkombëtare dhe një numër të madh premierash evropiane dhe rajonale.

“Nga një numër rreth 2000 filmave, kemi përzgjedhur 102 filmave për kategori garuese të festivalit dhe rreth 150 filma për mbi pesëmbëdhjetë programe të veçanta të festivalit, shumë prej të cilave i përkojnë edhe temës së këtij edicioni”, tha  Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit

Dokufest do të ketë një sërë aktivitetesh, mes të një bashkëpunim me muzeun Marubi në Shkodër, i cili do të sjellë një ekspozitë, dy workshope dhe një viedo- mapping nga koleksioni i fotografive.

Më poshtë programi i detajuar i Dokufest:
http://dokufest.com/program/interactive-schedule/?date=2017-08-04

"Future my love" - (E ardhmja, dashuria ime), është slogani i Dokufest për këtë vit
“Future my love” – (E ardhmja, dashuria ime), është slogani i Dokufest për këtë vit

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest