Një tjetër nismë kundër emigrantëve, Trump parashikon të përgjysmojë dhënien e “Green Cards”

39943449_303

Administrata e Trump, e njohur për politikat e ashpra kundër emigrimit illegal do të ndërmarrë një tjetër hap në lidhje me emigracionin. Ajo po palifikon reduktim të ndjeshëm edhe të emigracionit legal.

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon ndryshime të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin të ashtuquajturat “Green Cards”apo lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë. Ato pritet të përgjysmohen duke e çuar numrin e lejeve në vetëm 500.000 në vit.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kjo do të jetë “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.

Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëve

Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve. Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.

Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.

Ky projektligj i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue është vazhdim i një serie politikash kundër emigrantëve në Amerikë, që kur Trump ka marrë  presidencën.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest