Pamjet shokuese ku shihet një burrë që i vë flakën një qendre për të rinjtë LGBT

Imazhet shokuese të një burri që futet brenda një qendre sociale për të rinjtë e LGBT kanë marrë xhiron e botës. Në foto shihet një burrë teksa futet në qendrën ‘’One.n.Ten’’ në Phoenix të Arizonës me benzinë me vete me të cilën spërkat gjithë vendin.

Zjarrvënësi largohet nga vendngjarja përpara se qendrën ta përpijnë flakët. Qendra shërben si strehë sociale për individë të komunitetit nga mosha 14-24 vjeç.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur nga kjo ngjarje ndërsa zjarrvënësi po kërkohet nga policia.

Autoritet po kërkojnë ndihmën e publikut për të gjetur të dyshuarin si zjarrvënës, 26-vjeçarin Darren William Beach. Drejtoresha e qendrës ‘’One.n.ten’’ shprehet për mediat lokale se i dyshuari për zjarrvënie ka qenë pjesë e programit të qendrës, por u largua prej shërbimeve të saj pasi ishte mbi 24 vjeç, pra më i madh se mosha e lejuar.

Policët nuk po e trajtojnë si krim dhune pasi Beach ka qenë pjesë e qendrës më përpara. Reagimi i parë kur e pa videon ishte shokuese për drejtoreshën Elliot.

Qendra ‘’One.n.Ten’’ ka humbur energjinë elektrike, shumë asete personale, ushqime si edhe banerat dhe mjetet e fushatave sensibilizuese nga zjarri. Momentalisht është e paqartë se çfarë mbulon siguracioni i institutit.

Prapëseprapë ka dritë në fund të tunelit. Ndihma e parë ka ardhur nga autoritetet lokale. ’’Na ka ardhur një ndihmë shumë bujare nga komuniteti këtu’’, shprehet Elliot./k.m/

Burimi: PinkNews

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest