Vajzat gjeorgjiane marshojnë kundër mizogjinisë dhe racizmit

Lagjia historike e Tbilisit, e njohur për karakterin e saj multi-etnik, është kthyer në fushëbetejën e luftës kulturore në Gjeorgji për të drejtat e minoriteteve nëpërmjet dy demonstrateve – njëra e udhëhequr prej ultranacionalistëve – dhe e dyta një  kundërdemonstratë ndaj së parës.

Duke brohoritur “ Mosbindja e grave nis tani” shumë vajza e gra marshuan në 19 Korrik duke iu kundërvënë mizogjinisë, racizmit dhe kërcënimeve për përdhunim në grup, të cilat buruan nga demonstrate e javës së kaluar nën emrin” Marshimi i gjeorgjianëve”, një protest kjo që targetonte myslimanët e ardhur nga Lindja e Mesme.

Ne jemi këtu të ndëshkojmë qëndrimin pikëllyes karshi grave të shprehur në Marshimin e gjeorgjianëve si edhe mbështetjen për të huajtë që jetojnë në Gjeorgji,” shprehet Rusiko Amirejibi, një prej aktivistëve që morën pjesë në marshim si edhe linguiste që ka mësuar gjeorgjisht për të huajt në Universitetin shtetëror.

“Unë mbështes gjithashtu jo vetëm emigrantët legal por edhe ata ilegalë që bëjnë jetën e refugjatit për një jetesë më të mirë në Gjeorgji, dhe po jetojnë këtu në mënyrë paqësore e s’po kryejnë vepra të kundraligjshme.”

“Liderët e marshimit të 14 marsit të gjeorgjianëve ndezën ndjenja anti-emigrante duke cituar parrulla seksiste dhe diskredituese ndaj tyre”.

Kur pedagogia e Universitetit të Gjeorgjisë , Tatia Dolidze pjesë e një prej fjalimeve të UN për 2016, kritikoi me tone të ashpra tubimin ultranacionalist duke e cilësuar si ksenofobik, një prej bashkë-organizatorëve të tubimit komentoi duke e fyer rëndë me fjalor vulgar zonjën Dolizdze.

Ne duam ta bëjmë shoqërinë të kuptojë se kësa fashista, të cilët hiqen sikur po mbrojnë kulturën gjeorgjiane, në fakt thjesht po mbrojnë prerogativin e tyre për të ofenduar e nënshtruar femrat,” shprehet një prej aktivisteve për të drejtat e grave, Ninja Kakabadze.

Aktivistet feministe shprehen se komentet e bëra ndaj Tatia Dolidze nxjerrin në pah patriarkalitetin e shoqërisë gjeorgjiane.” Janë këta burra ata që i shohin gratë gjeorgjiane thjesht si objekte seksuale dhe riprodhuese, të cilat mund ti ndëshkojnë, fizikisht dhe verbalisht” vijon komentin aktivistja Kakabadze.

Qëndrimi ndaj të ardhurve në Gjeorgji prej Azisë dhe Lindjes rrjedhin prej këtij sensi patriarkal.

Gazetarja dhe komentatorja e famshme Salome Asatiani beson se vala e madhe e nacionalizmit dhe e kësaj kulture të “maçove” është një përpjekje e atyre gjeorgjianëve që ndihen të përjashtuar nga zhvillimet përparimtare në vend.

Ata ndihen sikur nuk përshtaten dot me kriteret moderniste të suksesit- ata nuk flasin anglisht- nuk mund të bëjnë para, pra e gjithë kjo panoramë e të treguarit se kush është burri i vërtetë është një mënyrë për të kompensuar dhe reaguar.”

Shumë policë që rrethuan vendin ku po mbahej demonstrate, qeshën nën buzë dhë u tallën me sloganet feministe.

Teksa aktivisteve iu bashkuan dhe disa djem e gra transgjinore, ato marshuan përgjatë sheshit Aghmashenebeli, ku plot shtetas lindorë që jetojnë e punojnë në Gjeorgji patën kuriozitet për demonstratën. Disa prej tyre nuk e kuptonin dot nëse tubimi ishte paqësor apo kundra këtyre shtetasve lindorë, ndaj zgjodhën për arsye sigurie të qëndronin në restorante ose dyqane.

Ato më thanë se kanë dalë për të na mbështetur, por nuk e kuptoj pse shumica janë gra. Është kjo për arsyen e thjeshtë se burrat gjeorgjianë i urrejnë jashtetasit?” u shpreh një student nga Iraku i cili ndjek studimet në Universitetin mjekësor shtetëror të Tbilisit.

Marshimi solidarizues i grave mblodhi pjesëmarrës që do duan ta luftojnë fanatizmin , seksizmin dhe shovinizmin.

Nuk jam shumë optimiste për një ndryshim pozitiv për të ardhmen, por do të bëjmë të pamundurën që të thyejmë akullin .” shprehet Kakabadze. /k.m/

Burimi: Eurasianet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest