“Pussy Riot” vjen me një projekt të ri të fokusuar në dhimbjen e aktivistëve të burgosur

Aktivistja,artistja si edhe mankthi më i madh i presidentit Putin, Nadya Tolokonnikova flet për lëvizjet rebele rinore, eksperiencën e vështirë të kaluar mbrapa hekurave në burgun rus Corbyn si edhe për projektet e ardhshme me fokus aktivizmin e saj në kolektivin anarkist “Pussy Riot”.

Historia e aktivizmit të kolektivit feminist “Pussy Riot”, vecanërisht trimëria dhe stoicizmi me të cilin tre prej aktivisteve qëndruan në burgjet e Rusisë, protestat mbarë botërore në mbështetje të tyre si dhe shumë të tjera do të rrëfehen nëpërmjet të ashtuquajturit teatër gjithëpërfshirës “ immersive theater”. Ky planifikohet të zhvillohet këtë vjeshtë në Londër.

Shfaqja do të jetë një bashkëpunim midis grupit teatral Les Enfants Terribles dhe Nadya Tolokonnikova, artistja konceptuale, muzikante, aktiviste, avokate kundër dhunës së ushtruar ndaj grave dhe themeluese e organizatës Zona Prava në dhjetëra performance të planifikuara. Të dyja palët do të mbledhin fonde të financojnë performancën në galerinë e Londrës në nëntor ku shpresojnë të mbledhin shumën prej 60.000 £.

Tolokonnikova, e cila ka shkruajtur manifestin e grupimit të tyre politiko-punk, shprehet se ky lloj i vecantë teatri është një medium më i afërt me audiencën, duke e kthyer këtë të fundit në pjesëmarrëse. Ajo shpjegon se duke “thyer” murin e katërt është mënyra më e mirë për të përfshirë edhe audiencën në historinë e tyre” Mendoj se ne këtë gjë jemi përpjekur ta bëjmë që tek “Pussy Riot”  si aktiviste në performancën “famëkeqe” që na kushtoi dy vite liri”.

”Dëshiroj të mbledh së bashku njerëz në teatrin tonë që ta  ndiejnë dhe ata poshtë lëkurës atë që kaluam ne të burgosura në qeli.”

Shfaqja do mbajë emrin “ Inside Pussy Riot” dhe do të lejojë audiencën të marrë pjesë në performancën “punk prayer” të ri-inskenuar, performanca pas së cilës vajzat u arrestuan nën akuzën e huliganizmit në vitin 2012.

“Dëshiroj të ndaj me ju këtë eksperiencë, dhe t’ju tregoj pse duhet të luftoni për lirinë tuaj për aq kohë sa akoma e gëzoni këtë liri. Është e rëndësishme të kuptoni se këtë liri mund ta humbisni në cdo moment .“ /k.m/

Burimi: Dazed and confused

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest