AKEP: Rritet me 26.5% numri i përdoruesve të internetit në celularë gjatë tremujorit të parë të 2017

Fotografi ilustrueseFotografi ilustruese

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka publikuar të dhënat e tre mujorit të parë të 2017. Përdorimi i internetit përmes telefonave apo tabletëve, është rritur me plot 26.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP sasia e trafikut të internetit në rrjetet celulare gjatë tremujorit të parë ishte rreth 9.6 milionë GB. Nisur nga ndryshimet e ofertave të kompanive celulare pak muaj më parë, duhet thënë se edhe kjo mund të jetë një faktor ndikues.

Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht 1.85GB internet në muaj, që përbën një rritje të ndjeshme me 140% ose 2.4 herë më shumë krahasuar me konsumin mestar mujor të vitit 2015.

Nga ana tjetër numri i përdoruesve të internetit nga rrjete fikse ishte rreth 266 mijë me rënie të lehtë prej 0.1 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por me një rritje me rreth 7.5 % në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2016. /m.g/

Burimi: Top Channel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest