Urgjenca e fshatit Kuç në Vlorë; Përgjegjësi: “Këtu pacientët vetëm mund të sëmuren më keq”

Untitled

Pamjet më poshtë tregojnë kushtet në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç në Vlorë, e cila është totalisht jashtë funksionit. Kjo qendër mbulon disa fshatra në këtë zonë, por banorët janë të detyruar t’i drejtohen Vlorës për të marrë shërbimin shëndetësor.Banorët e fshatrave Kuç, Bolen dhe Kallarat duhet të udhëtojnë për ore të tëra për shkak të rrugës së amortizuar, raporton “Report TV”.

“Kushtet këtu janë shumë të këqija, në vend që sëmurin ta qetësojë dhe shërojë, ky vend i jep dhe një problem tjetër, ndonjë virus apo diçka tjetër për shkak të kushteve të vështira. Këtu nuk mund të jepet asnjë shërbim shëndetësor pasi pacienti sëmuret me edhe më keq. Të shumtë janë ata që kërkojnë ndihmë shëndetësorë tek kjo qëndër, por përveç injeksioneve, ku edhe ato bëhen me frikë, asgjë tjetër nuk ofrohet”, tha për Report TV përgjegjësi i kësaj qendre Merqez Demaj.

Edhe pse në kushte skandaloze, kjo qendër supozohet të jetë rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë. Përgjegjësi i qendrës tha se është bërë ankesë në bashkinë e Himarës, pasi kjo zonë administrohet nga kjo bashki, por edhe drejtorisë shëndetësore në Vlorë dhe ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest