Raporti i BE: Shqipëria, e fundit në Evropë për cilësinë e plazheve

bathing-water-2017

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë për pastërtinë e ujit në plazhe.  Sipas këtij raporti, mesatarja 85% e plazheve në Bashkimin Evropian kanë cilësi të “shkëlqyer” të ujit ndërsa në Shqipëri vetëm 37% e plazheve e kanë arritur këtë standard.

Harta interaktive e publikuar në kuadër të këtij raporti tregon të dhënat e kampioneve të ujit të marra në 92 pika të ndryshme të Shqipërisë në vitin 2016.

Më problematiku nga plazhet paraqitet Durrësi, ku në gjashtë plazhe cilësia e ujit është e nivelit më të ulët dhe në katër prej tyre ka marrë vlerësimin “mjaftueshëm”.

durres

Ndërkohë Shëngjini dhe Velipoja duke se janë kanë plazhet më të pastra sipas këtij raporti, kampionet e ujit të marra në këto dy zona janë klasifikuar si “cilësi e shkëlqyer e ujit “dhe “cilësi e mirë e ujit”.

shengjin_velipoje

Katër plazhet në afërsi të qytetit të Vlorës janë klasifikuar me cilësinë më të ulët të ujit në këtë raport. Ndërsa kanë marrë vlerësimin më të mirë ato në zonën e Ujit të Ftohtë dhe Orikumit.

vlore

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit e cilëson zonën e Himarës si një ndër zonat me cilësinë më të mirë të ujit sipas 9 kampioneve e analizuara.

himare

Ndërkohë në Sarandë janë dy vendet ku cilësia e ujit është klasifikuar si e dobët, pranë zonës të njohur si “Limani” dhe pranë rrugës “Butrinti”.

 

saranda

Harta interaktive me të dhënat e raportit të Agjencisë Evropiane të Medisit: http://www.eea.europa.eu/themes/water/interactive/bathing/state-of-bathing-waters

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest