Në Arkansas të SHBA gratë duhet të marrin lejen e bashkëshortit përpara se të abortojnë

Ky ligji është një dispozitë e ligjit të miratuar në 1566, ku nëse një person ndërron jetë, familjarët duhet të merren vesh të gjithë së bashku se çfarë duhet të bëjnë me trupin e vdekur të tij.

Legjislacioni i Arkansas do të përfshijë në këtë ligj edhe fetusin në rast abortimi, që do të thotë se dhe mamaja dhe babai i fetusit duhet të merren vesh për jetën e fetusit.

Kjo esencialisht kërkon që një grua t’i tregojë personit që e la shtatzëne që planifikon një abortin, në mënyrë që të marrë leje.

Fatkeqësisht, hartuesit e ligjit nuk morën në konsideratë se si ky ligj mund të influencojë gratë shtatzëna si pasojë e një përdhunimi.

Përveç kësaj, për gratë nën moshën 18 vjeçare, ky vendimi do t’i lihet në dorë prindërve ose kujdestarëve.

Dispozita planifikohet të futet në zbatim rreth fundit të këtij muaji, por gjithsesi ACLU (Amerikan Civil Liberties Union) po e lufton këtë gjë.

Në një deklaratë për shtyp:

“Çdo ditë, gratë në Arkansas si dhe përreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës luftojnë që të marrin ndihmën që iu nevojitet pasi hartuesit e ligjeve imponojnë ligje që mbyllin klinikat dhe e shndërrojnë abortimin në një mision të pamundur.

“Ne do të kundërveprojmë jo vetëm ndaj politikanëve që kërkojnë të turpërojnë, dënojnë apo vendosin barrë grave që marrin këto vendime, por gjithashtu ata që e kthejnë përkujdesjen shëndetësore në diçka të pamundur”./k.m/

Burimi: PinkNews

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest