Spastrim etnik ndaj romëve në ishullin grek Mikonos

Town and harbour, Mikonos island, Mykonos

Ishulli Mikonos në Greqi mund ta ketë kaluar Ibizën si një vend pushimesh për të famshmit dhe të pasurit, por me sa duket në “ishullin e erërave” nuk ka më vend për romët grekë.

Ishulli i cili është klasifikuar si destinacioni i parë për turistët e huaj, me një rritje prej 40% të vizitorëve vitin e fundit, filloi një pastrim etnik në pranverë. Policia mblodhi një pjesë të madhe të banorëve romë dhe i detyroi ata të merrnin anijen e parë që largohej nga ishulli prillin e kaluar.

Sipas ankesës së paraqitur në prokurorinë greke nga Monitoruesit Grekë të Helsinkit (GHM), ky aksion u zhvillua prillin e shkuar kur pushesit e ardhur për Pashkë ishin larguar. Operacioni i spastrimit duke se u nxit nga ankesat e turistëve dhe banorëve që kishin parë disa “familje të bezdisshme Rome” që dilnin nga furgonat e bardhë të tranzitit.

Aksioni i policisë filloi mëngjesin e 20 prillit me ngritjen e postblloqeve në rrugë. çdo rom që lëvizte me automjete apo në këmbë u ndalua dhe u dërgua në rajonin e policisë për verifikim. Sipas raportimeve, rajoni i policisë u mbush shumë shpejt me romë pa dokumente identifikimi, të cilët u proceduan shpejt dhe u deportuan menjëherë në bordin e anijeve.

GHM e dënoi këtë veprim duke e cilësuar tërësisht antikushtetues: si qytetarë grekë, Romët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në territorin grek pa leje qëndrimi. Neni 5 i Kushtetutës ndalon në mënyrë eksplicite “Masat administrative individuale që kufizojnë lëvizjen e lirë për çdo grek”.

Qeveria greke nuk respekton zotimet e marra në lidhje me Romët:

Nga ana e saj, qeveria greke është shprehur në organizmat ndërkombëtare se “Romët e Greqisë përbëjnë një pjesë integrale të popullsistë greke; Ata janë shtetas grekë dhe gëzojnë të drejta të plota civile dhe politike, si edhe të gjitha të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”.

Por kjo deklaratë nuk është asgjë më pak se e pavërtetë. Raporti i GHM i publikuar në vitin 2003 tregon se asgjë nuk ka ndryshuar as sot. Operacionet e spastrimit në Greqi, të nënvizuara në raport, tregojnë si politikat e segregimt racial u nxitën nga një numër i madh largimesh të detyruara, të ndjekura shpesh nga shkatërrimi i pronave që u përkisnin romëve. 12 vite më vonë një raport i ECRI tregon se shumë dëbime me forcë të romëve ndodhin, pa siguruar asnjë zgjidhje të sigurt dhe ligjore për familjet e dëbuara.

Operacioni i policisë në Mikonos: Jo turizëm me politika përjashtuese të stilit apartheid

Operacioni i policisë në Mikonos ishte në vazhdën e praktikave dhe qëndrimeve raciste mbi qytetarët grekë me origjinë rome. Përgjegjësit për këtë “aksion spastrimi” duhet të përgjigjen para ligjit.
30 milionë turisë vizituan Greqinë në vitin 2016, duke kontribuar me 18% të Prodhimt Bruto të vendit. është e qartë se turizmi është shumë i rëndësishëm për Greqinë, dhe se sa tërheqës është bërë ishulli Mikonos si destinacion. Por është e papranueshme që rritja ekonomike të vijë me përjashtime të stilit apartheid të qytetarëve romë nga ishulli.

/l.k./
*Artikull i publikuar në faqen zyrtarte të Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest