Familjet rome të shpërngulura në Shkozë jetojnë mes ujërave të zeza

19959310_2077394242487892_4108928419315912316_n

Jetesa e familjeve rome të shpërngulura nga Bregu i Lumit në ish-magazinat në Shkozë vazhdon të ketë probleme.
Këto foto të publikuara nga “Aktivizmi Rom dhe Egjiptian” tregojnë se ambienti është pushtuar nga ujërat e zeza që në këto kushte atmosferike janë burim i rrezikshëm infeksionesh.

Pak ditë më parë janë vendosur dushe, por ende ka probleme:

/Video: Aktivizm Rom dhe Egjiptian

Pas kërkesave të përsëritura të banorëve dhe aktvistëve, më 1 korrik punonjës të Bashkisë Tiranë ndihuman në paisjen e magazinës të kthyer në kamp me depozita dhe dushe. Kjo ndërhyrje vjen në ndihmë rrespektimit të kushteve minimale të higjenës.

Aktivstët bëjnë thirje: “Përkohshmëria nuk duhet të prekë të drejtat themelore të njeriut”

Aktivistët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe bashkisë të sigurojë kushtet themelore të jetesës në këtë kamp, i cili edhe pse është i përkohshëm nuk duhet të prekë të drejtat themelore të njeriut për këto familje.

“Familjet por përballen çdo ditë me shfaqjen e gjarpërinjve dhe jetojnë me frikë për fëmijët e tyre. Mungesa e tualeteve funksionale eshte nje shqetesim madhor dhe i vazhdueshem. Perkohshmeria kurre nuk prek te drejtat themelore te njeriut”, thuhet në njoftimin e publkuar nga Aktivizmi Rom dhe Egjiptan.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest