Paradoksi mbi barazinë gjinore

Një sulm shkatërrimtar për teorinë mbi identitetin gjinor, “Gender theory”: Këshilli Nordik i Ministrave ( një iniciativë ndërqeveritare që përbëhet nga Norvegjia, Suedia, Finlanda,Danimarka dhe Islanda ) bëri bujë vite më parë duke shkurtuar fondet për NIKK, Institutin Nordik për identitetin gjinor.

NIKK ishte bërthama e “Teorisë mbi identitetin gjinor” duke ofruar bazën shkencore për politikat sociale dhe edukative, të cilat i kanë transformuar vendet nordike që prej vitit 1970 si disa prej shoqërive më sensitive në botë për respektimin e identitetit gjinor.

Vendimi radikal u krye pasi televizioni publik norvegjez shfaqi një seri dokumentarësh që nxirrnin në pah punën e dobët shkencore të NIKK dhe kontradiktat e shkencëtarëve dhe sociologëve midis tyre.

Producenti i këtyre dokumentarëve ishte Harald Eia, një komedian i mirënjohur norvegjez i cili ka fituar famë kombëtare nëpërmjet emisioneve satirike. Përpos karrierës së tij si komedian, Eia ka përfunduar studimet e larta në shkencat sociale. Ai ishte i shqetësuar nga fakti se pavarësisht përpjekjeve të shumta nga politikanët dhe hartues të politikave sociale për të hedhur poshtë stereotipet gjinore, vajzat vijuan të kërkonin profesione “femërore” ( sikurse infermiere, parukiere etj) teksa djemtë vijuan të ndiqnin profesionet “ mashkullorë” ( teknikë, punonjës ndërtimi etj.)

Në këtë dokumentar, Eia interviston disa prej drejtuesve të kërkimit shkencor dhe shkencëtarëve të institutit të NIKK në lidhje me fenomenin social të lartpërmendur. Përgjigjet e tyre ai i konfrontoi me përgjigjet e disa shkencëtarëve të tjerë nëpër botë, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA, duke i pyetur në lidhje me punën kërkimore të bashkë kolegëve të tyre në NIKK.

Rezultatet e punës shkencore norvegjeze shkaktuan shok në komunitetin kërkimor-shkencor ndërkombëtar, sidomos për faktin se ato bazoheshin në teori dhe jo në kërkim empirik. Eia i filmoi këto reagime, u kthye në Oslo dhe ua tregoi stafit të NIKK. Doli në pah se këta kërkues shkencor kur ndesheshin me kërkimet empirike, mbeteshin pa fjalë dhe të pafuqishëm për të mbrojtur teoritë e tyre, kontrastuese me realitetin nordik.

Audienca e këtij dokumentari filloi të shtronte pyetjen se pse ishte e nevojshme të financoheshe me shumën 56 milion euro nga taksapaguesit një institut i tillë kërkimor-shkencor i cili nuk kishte më seriozitetin e një institucioni të tillë.

Për të parë dokumentarin, mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë. Emri i serisë së dokumentarëve është “Lavazh truri” (Brainwashed), kurse dokumentari në fjalë “Gender equality paradox”, (Paradoksi i barazisë gjinore).

/k.m/

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest