Ky ushtar i propozon për martesë të dashurit të tij gjatë Paradës në Londër

Parada e LGBT në Londër mori vëmendjne e të gjithëve pasi ishte një celebrim fantastik- por më të veçantë e bëri çifti homoseksual i ushtarëve.

Damian Drag, 30 takoi Josh Thome një vit më parë gjatë paradës së vitit 2016, kështu që eventi i të shtunës ishte momenti magjik për të bërë propozimin.

Njëri prej djemve  u zhvendos nga trupat e mbledhur të ushtrisë dhe i bëri thirrje të dashurit të tij të afrohej, i cili ishte pjesë e repartit të shërbimeve mjekësore të ushtrisë.

Përballë personelit të ushtrisë si edhe atij të Ministrisë së Mbrojtes, Damian u gjunjëzua për ti propozuar Joshit për martesë.

Reagimi i të dashurit ishte pohues mes emocionesh të shumta. Më pas ata u përqafuan teksa njerëzit përreth tyre duartrokitën dhe shpërthyen në ovacione.

Damian i cili vjen nga Accrington i Anglisë veriore, është student i infermierisë që ka shërbyer pranë repartit mjekësor të ushtrisë për 5 vite, sipas “Lancashire post”.

Gjenerali i forcave të ushtrisë, Patrick Sanders marshoi në paradën e së shtunës. Ai u shpreh: “ Gjatë shërbimit në ushtri askujt nuk i intereson nëse je i bardhë apo me ngjyrë, gei apo heteroseksual, një individ duhet të vlerësohet për atë që ai ose ajo mund të bëjë”.

“Vetëm duke e pranuar diversitetin do të jemi të gatshëm të tejkalojmë sfidat e shumta  të së ardhmes” – shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një punë emancipuese që prej vitit 2000 ku personeli i LGBT ka qenë i mirëpritur në forcat e armatosura”.

Eventi i së shtunës shënoi 45 vjetorin e paradës LGBT në Londër, si edhe njëkohësisht ishte një datë historike pasi 50 vite më parë ndodhi dekriminalizimi i homoseksualitetit në Angli dhe Uells.Mijëra njerëz mbushën rrugët e Londrës për të festuar së bashku, duke ecur përgjatë rrugës së Oxford deri në sheshin “Trafalgar”.

Videoja e propozimit mund të shikohet më poshtë:

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest