Vajzat në teknologji!

19441346_276031492865034_1593759562_n

Ato janë vajza që merren prej vitesh me teknologji. Kodojnë, programojnë si dhe bëjnë pjesë në projekte të ndryshme si Mozilla, Fedora, Wikipedia, OpenStreetMap pranë organizatës OpenLabs hackerspace, një hapësirë rinore për promovimin e teknologjive me kod burimi të hapur ( open-source softëare)  me qendër në Tiranë. Kjo hapësirë është e organizuar në formën e hackerspace-it me një shtrirje globale për të edukuar të rinjtë rreth avantazheve të softuereve falas dhe ndërtimit të urave lidhëse mes komuniteteve të tjera.

E përkthyer ndryshe OpenLabs hackerspace ka simotrat e tij në shtete të ndryshme të botës. Por ajo çfarë e bën të veçantë komunitetin shqiptar  është pjesëmarrja e lartë e vajzave në teknologji, ndryshe nga komunitet e tjera mbi open-source software ku dominojnë aktivistët djem.

Kristi Progri është një prej vajzave pjesë e “OpenLabs hackerspace”, pjesë e bordit drejtues të tij,  si edhe njëkohësisht përfaqësuese e motorit të kërkimit Mozilla për Shqipërinë. Ajo ka qenë pjesë e një programi për diversitetin dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në grupet e punës për këtë sistem oprativ.

Ajo tregon për Historia Ime rreth eksperiencës së saj në teknologji  si edhe komentet seksiste që ka hasur si “vajzë “që merret me teknologjinë:

 Ndër të tjera Kristi thekson se komuniteti shqiptar i Open Labs në ndryshim nga komunitete e tjera hackerspace nëpër botë përbën një rast suksese dhe të izoluar për shkak të numrit të vajzave aktiviste më të lartë se numri i djemve, një fenomen ky i rrallë për shtete e tjera.

Jona Azizaj, një tjetër aktviste e Open Labs vendosi të ndante me ne historinë e saj si ambasadore e projektit Fedora ne Shqipëri.
Ndiqni më poshtë opinionet e saj mbi sa të integruara janë vajzat në këtë fushë si edhe komunitetet  më pak të përfaqësuar në shoqëri:

Ky komunitet është shndërruar tashmë në një platformë mjaft miqësore për të gjithë dashamirësit e teknologjisë me kredon personale në aksesin e lirë për dije dhe sidomos për vajzat që shpesh shihen me dyshim për kontributin e tyre në teknologji.

*Kristina Millona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest