Aktivistja dënohet me 10 vite burg për “Përhapje të propagandës kundër shtetit”

_96730483_13310585_1062962560460267_5683344740373220022_n

Një prej blogereve më të njohura në Vietnam është dënuar me 10 vite burg për shpërndarje të propagandës kundër shtetit. 38 vjecarja Nguyen Ngoc Nhu Quynh e njohur si “Mother Mushrooom” (Nëna Kërpudhë), u shpall fajtore pas një gjyqi që zgjati vetëm një ditë.

Ajo ka krijuar një prej blogjeve më të njohura në Vietnam që shkruan mbi shkeljet e të drejtave të njeriut, dhunën policore, cështje mjedisore dhe lirinë e shprehjes. Organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” e ka cilësuar arrestimin e saj si një “shkelje skandaloze”.

“Skandali këtu nuk është tek ajo që Nëna Kërupudhe ka bërë, por tek refuzimi kokëfortë i shtetit për të shfuqizuar ligjet abuzive ndaj të drejtave të njeriut që dënojnë disidentët paqësorë duke dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Vietnamit”, thuhet në reagimin e “Human Rights Watch”.

“Nëna Kërpudhë” është ndaluar nga policia që në tetor të vitit 2016, kur ka vizituar një tjetër aktivist të burgosur. Avokatët e saj thanë për BBC se kanë 15 ditë kohë për të apeluar këtë vendim.

Arrestimi i aktivistëve dhe blogerëve disidentë është një gjë e zakonshme në Vietnamin komunist, por ky rast ka ngjallur reagime të shumta për shkak të popullaritetiti të “Nënës Kërpudhë”. Rreth 1000 persona, mes tyre aktivistë dhe juristë kanë nënshkruar një peticion që kërkon lirimin e saj.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest