Pacientët e hemodializës drejtohen tek spitalet private

v-3

Pacientët e hemodializës janë të detyruar të kryejnë analizat në spitale private pasi në QSUT nuk ka reagentë. Emisioni “Stop” ka publikuar denoncimet e pacientëve, të cilët thonë se janë të detyruar t’i drejtohen spitaleve private, pasi në QSUT nuk mund të bëhen disa prej analizave dhe mungojnë reagentët e ilaçet.

“Mungojnë disa nga analizat, që ne nuk i bëjmë këtu, por i bëjmë në spitale private. Mungojnë dhe shumë e shumë ilaçe, që ne jemi të detyruar t’i marrim këtu, por nuk ekziston kjo mundësi. Pensioni im është 140 mijë lekë, urdhëro, çfarë mund të bëj unë? Analizat, të marr ilaçet, të marr gjilpërat?”, tha për Stop një prej pacientëve.

Ata shprehen se i drejtohen spitaleve private, sepse në ato publike nuk ofrohen shërbimet që u nevojiten dhe se gjithashtu se u është hequr edhe rimbursimi i transportit. Kryetari i shoqatës për këtë kategori, Agim Gjyla tregon se ata që nuk kanë para për analiza në privat janë të destinuar të vdesin.

“Ka të paktën mbi 20 pacientë që kanë vdekur brenda, pa u mbyllur ky vit. Vetëm nga mosmjekimi këtu po ikin me lopata”, tha Agim Gjyla për Stop.

Vetë infermieret i drejtojnë pacientët tek spitalet private:

aaa-5
Kamera e emisionit “Stop” ka pasqyruar dialogun mes një qytetareje dhe infermierëve në pavionin e nefrologjisë:

Qytetarja – Kam babin këtu te dializa dhe desha të pyesja çikë për këtë analizën e fretinemisë dhe paratenomonit? Di gjë kur mund të bëhen?

Mjekja – Normalisht duhet t’i marrë dializa këto analiza dhe t’ia çojë në laborator. Feritinemia bëhet në QSUT, paratenomoni nuk e di.

Qytetarja – Ata të laboratorit më thanë shko pyet andej (tek dializa) nuk dimë gjë fare ne.

Mjekja – Feritinemia bëhet në laboratirin e QSUT, mesa di unë. Për paratenomin nuk di ç’të them bëhet apo jo.

Qytetarja – S’bëhej as kjo, as kjo.

Mjekja – Nqs nuk bëhet, babit tënd, infermieret te dializa, i marrin gjakun dhe ti ia çon në privat.

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest